sarmat
Fundi i Luftës së Ftohtë/Nis riarmatimi masiv i fuqive bërthamore
Nuk ëshë vetëm Korea e Veriut që po armatoset. Edhe ShBA e tani edhe Rusia po prezantojnë për publikun armë të reja qëllimi i të cilave thuhet se ëhstë mbrojtja, por kapaciteti është i tillë që shkatërron planetin.
RS-28 Sarmat, kundërpërgjigja e Rusisë për sistemin e mbrotjes raketore
RS -28 Sarmat, është zhvilluar në Bryonë Makeyev dhe është një raketë balistike termobërthamore interkontinentale super e rëndë, e cila mund të armatoset edhe me një transportues hipersonikë kokash bërthamore, quajtur Project 4202. Pasi shkëputet nga trupi i raketës bazë, ai ecën me shpejtësi 7 Mach-12 Mach. Rusia deklaron se zhvillimi i kësaj rakete rivendos balancën strategjike gobale. Këto janë fotot e para të raketës.
Garë armatimi edhe në fushën bërthamore. Rusia deklaron se ka në dispozicion një raketë që thyen të gjitha sistemet mbrojtëse
Rusia pretendon se është duket përfunduar një model rakete balistike ndërkontinentale, e cila bën të pavlefshëm të gjithë sistemet aktualë mbrojtës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ndër promotoret e vendosjes së sisteme e mbrojtëse, në Europën Lindore apo në Kore,mnjëherë si masë kundër Iranit, kurse tani kundër regjimit në Phenian. Por përherë këto iniciativa janë parë si masa kufizuese ndaj potencialit të Rusisë.