Garë armatimi edhe në fushën bërthamore. Rusia deklaron se ka në dispozicion një raketë që thyen të gjitha sistemet mbrojtëse
Rusia pretendon se është duket përfunduar një model rakete balistike ndërkontinentale, e cila bën të pavlefshëm të gjithë sistemet aktualë mbrojtës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ndër promotoret e vendosjes së sisteme e mbrojtëse, në Europën Lindore apo në Kore,mnjëherë si masë kundër Iranit, kurse tani kundër regjimit në Phenian. Por përherë këto iniciativa janë parë si masa kufizuese ndaj potencialit të Rusisë.
Kjo mund të ndryshojë, pasi siç shkruan agjencia shtetërore ruse, “Sputnik” që referon një shkrim të gazetës vendase “Zvezda”. “Sistemët aktuale të mbrojtjes raketore mund të rezultojnë pa asnjë vlerë përballë raketës balistike ndërkontinentale, Sarmat”, shkruan “Sputnik”.
Raketa pritet të zëvendësojë modelet e kohës sovjetike R-36M dhe mendohet të zëvendësojnë modelet aktuale brenda vitit 2018. Sipas agjencisë ruse, modeli në fjalë ka gjasë të orientojë strategjinë e frenimit bërthamor në shkallë globale, meqenëse ai përbën një zhvillim me rëndësi të madhe në fushën e mbrojtjes.
Kapaciteti goditës i raketës është i jashtëzakonshëm: ajo mund të përfshijë një territor sa Teksas apo Franca dhe është një raketë me dy faza dhe rreze operacionale 10 000 km, masë 100 t dhe pajiset me disa mbushje që kanë shënjestra alternative si dhe me masa mbrojtëse që e bëjnë të penetrueshëm edhe sistemin amerikan ABM.
Add new comment