Austria drejt zgjedhjeve të parakohshme, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm
Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore të Austrisë, duke kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kurt njoftoi se do të takohet me Liderin e Social Demokratëve Kristian Kern dhe Presidentin Alekander van der Belen për të diskutuar mbi propozimin e tij për zgjedhje të parakohshme.
Sebastian Kurz, i cili do të zgjidhet edhe zyrtarisht President i ri i Partisë Popullore në kongresin e ardhshëm dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij, duke pasuar aktin e zëvendës-kancelarit të qeverisë austriake, Reinhold Mitterlehner. Dorëheqja e Miterlener kërkohej prej muajsh nga ekstremistët e Partisë Popullore, të cilët promovonin ministrin e Jashtëm Sebastian Kurz për të marrë drejtimin e partisë, ndonëse kritikohet nga kundërshtarët e tij për "populizmin e shfrenuar".
Edhe Partia Liberale, partia më e madhe e opozitës, e cila shfaqet si fuqia e parë në Austri me një përqindje prej mbi 30% ka bërë thirrje vazhdimisht për zgjedhje të parakohshme
Add new comment