Korea e Veriut kryen një test të ri
Korea e Veriut ka kryer një test të ri të një rakete balistike vetëm një ditë pasi në Jug u zgjodh presidenti I ri. Raketa u lëshua nga rajoni veriperëndimor, Kusong dhe arriti në lartësi 2000 km. presidenti amerikan Trump ka kërkuar thellimin e sanksioneve ndërkohë që Kina apelon për përmbajtje. Karakteristikat e raketës ende nuk janë përcaktuar por sipas specialistëve ajo sugjerohet se shkon në rreze përtej asaj që dihet për arsenalin koreanoverior. Sipas ekspertëve japonezë raketa udhëtoi për 700km duke arritur lartësinë 2,000km që është më e lartë sesa raketa e testuar në muajin shkurt.
http://www.bbc.com/news/world-asia-39911530?ocid=socialflow_facebook&ns_...
Add new comment