Marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë nuk kanë qenë asnjëherë më të këqija se kaq që pas Luftës së Ftohtë. Kështu deklaroi kreu i diplomacisë amerikane Rex Tillerson në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, duke thënë se niveli i besimit mes dy shteteve është shumë i dobët. "Ne mendojmë se në përgjithësi kjo situatë nuk është e shëndetshme për botën. Dhe sigurisht që nuk është e shëndetshme për ne, qytetarët amerikanë, interesat tona në fushën e sigurisë kombëtare"- theksoi sekretari amerikan i Shtetit.
Në të njëjtën kohë Tillerson u shfaq shumë skeptik në lidhje me mundësinë e një rifillimi në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, siç u bë në vitin 2009, gjatë presidencës së Barack Obama kur në në krye të diplomacisë amerikane ishte Hillary Clinton. "Ajo që duhet të kuptohet është se ne nuk jemi duke u përpjekur për të bërë një fillim të ri të mirë", tha Tillerson. "Fjalë të tilla janë të vjetëruara. Ne nuk mund të rifillojmë. Ne nuk mund ta fshijmë të kaluarën”-shtoi sekretari amerikan i Shtetit
Sa i përket akuzave të inteligjencës amerikane në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Tillerson pranoi se "rusët endeshin rreth procesit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, por nënvizoi se as raportet e inteligjencës nuk arritën në një përfundim mbi ndikimin që mund të kenë patur rusët në zgjedhje".
http://www.huffingtonpost.gr/2017/05/14/eidiseis-diethnes-tilerson-_n_16...
Add new comment