Kriza diplomatike me Turqinë, Gjermania konsideron heqjen e trupave dhe mjeteve nga baza e Incirlik

Gjermania është duke konsiderurar tërheqjen nga baza turke e Incirlikut pasi Ankaraja zyrtare nuk u lejoi disa deputetëve gjermanë që të vizitonin trupat gjermane të stacionuara aty. Presioni rreth kësaj çështjeje po rritet dhe agjencia e lajmeve Deutesche Welle shkruan se përpjekja e ministrit të Jashtëm, Gabriel për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim, dështoi. Disa përfaqësues të Partisë Ekologjike në Gjermani po thonë se Gjermania dhe qeveria e saj kanë lejuar që të tallen nga Turqia dhe në humor të prishur ngjan të jetë edhe kancelarja Angela Merkel. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka propozuar Jordaninë si pikë e re për dislokimin ne avionëve gjermanë.
Add new comment