Tensionet në Lindjen e Mesme, katër vende arabe ndërpresin marrëdhëniet me Katarin

Disa vende arabe të Gjirit Persik dhe Egjipti kanë vendosur në bllok ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur shkëputjen e marrëdhënieve duke akuzuar Katarin si financues dhe mbështetës të terrorizmit, përfshirë ndihmën për Shtetin Islamik. Po kështu koalicioni I drejtuar nga Arabia Saudite që është përfshirë së fundmi në konfliktin në Jemen ka vendosur përjashtimin e Katarit në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për të eliminuar rrezikun e terrorizmit. Dy javë më parë disa prej këtyre vendeve nxorën në sipërfaqe problemet me Dohan zyrtare, por sot tensioni duket se ka ardhur në pikën maksimale. Katari konsiderohet si një ndër monarkitë e Gjirit Persik që ka njohur rritje ekonomik dhe fuqizim në vitet e fundit.
http://www.bbc.com/news/world-middle-east-40155829?ocid=socialflow_faceb...
Add new comment