emiratet e bashkuara arabe
Kushtetuesja i hap dritën jeshile projektit të portit të Durrësit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën për shfuqizimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Marrëveshja në fjalë është ratifikuar nga Parlamenti më 3 dhjetor 2020 dhe mbi të, mes të tjerash, bazohet edhe rizhvillimi i portit të Durrësit.
Pas 5 mld $ për Karpenin, Rilindja e Nusretit premton 2 mld$ për portin e Durrësit
Agjencia Telegrafike Shqiptare citon sot biznesmenin Mohamed Alabbar, themelues i gruit “EMAAR” të jetë shprehur se ka ndërmend të investojë në portin e Durrësit. Biznesmeni në fjalë ka thënë tekstualisht se:
Emiratet e Bashkuara Arabe nisin misionin hapësinor drejt Marsit
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëshuar zyrtarisht misionin e parë hapësinor drejt Marsit. Sonda “Shpresa” – “Al-Amal” u lëshua nga një raketë japoneze në Tanegashima dhe ka rezultuar në këtë fazë me sukses.
Kjo është e ardhmja për Emiratet
deklaroi zv. menaxheri i projektit, Sarah Al-Amiri.
Tensioni në Gjrin Persik, Emiratet financojnë dokumentar kundër Katarit: Organizoi sulmet e 11 shatorit
Kriza e fundit në Gjirin Persik, ku Katari i është nënshtruar një embargoje të drejtuar nga Arabia Saudite, arrin në pika të reja. Sky News Arabia, një televizion që zotërohet pjesërisht nga familja mbretërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar publikimin e një dokumentari të quajtur: “Katari…rruga për në Manhatan” sipas të cilit akuzohet shteti i vogël arabik si përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit. Ai përqendrohet në vizitën e Khalid Sheikh Mohammad në Katar në vitin 1996 si dhe mbështetjen që ky i fundit i dha personit në fjalë.
Tensionet në Lindjen e Mesme, katër vende arabe ndërpresin marrëdhëniet me Katarin
Disa vende arabe të Gjirit Persik dhe Egjipti kanë vendosur në bllok ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur shkëputjen e marrëdhënieve duke akuzuar Katarin si financues dhe mbështetës të terrorizmit, përfshirë ndihmën për Shtetin Islamik. Po kështu koalicioni I drejtuar nga Arabia Saudite që është përfshirë së fundmi në konfliktin në Jemen ka vendosur përjashtimin e Katarit në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për të eliminuar rrezikun e terrorizmit.
Emiratet e Bashkuara thirrje qytetarëve të vet: Shmangni veshjet tradicionale kur dilni jashtë vendit
Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë këkruar qytetarëve të vet meshkuj që të shmangin veshjet tradicionale të bardha kur udhëtrojnë jashtë vendit. Ky mesazh pasoi një ngjarje me protagonits një qytetar të Emirateve i cili u ndalua në Avon, Ohio të SHBA-së si i dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik. E gjitha pas një telefonate të një shtetaseje amerikane. Gazetat në Emirate kanë publikuar edhe foto të personit të shtrirë në tokë nga forcat policore. Edhe Ministria e Jashtme ka bërë thirrje përmes një statusi në rrjetet sociale që të shmanget veshja tradicionale për qëllime sigurie.