Emiratet e Bashkuara Arabe nisin misionin hapësinor drejt Marsit

Postuar në 20 Korrik, 2020 03:23

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëshuar zyrtarisht misionin e parë hapësinor drejt Marsit. Sonda “Shpresa” – “Al-Amal” u lëshua nga një raketë japoneze në Tanegashima dhe ka rezultuar në këtë fazë me sukses.

Kjo është e ardhmja për Emiratet

deklaroi zv. menaxheri i projektit, Sarah Al-Amiri.

Misioni arab është një ndër tre përpjekjet e njeriut për të dërguar sondë në Mars mes të cilave një nga Kina dhe një nga SHBA. Sonda “Shpresa” mendohet të arrijë Marsin në shkurt të vitit 2021 dhe do të orbitojë pa tentuar zbarkimin për një vit të plotë, ose 687 ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.