Pas 5 mld $ për Karpenin, Rilindja e Nusretit premton 2 mld$ për portin e Durrësit

Postuar në 10 Janar, 2021 15:21

Agjencia Telegrafike Shqiptare citon sot biznesmenin Mohamed Alabbar, themelues i gruit “EMAAR” të jetë shprehur se ka ndërmend të investojë në portin e Durrësit. Biznesmeni në fjalë ka thënë tekstualisht se:

Po përparojmë me diskutimet tona, me marrëveshjen nën marrëveshjen ndërshtetërore që është firmosur nga Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo na jep një kuadër të mirë për të ecur më shpejt në marrëveshjen tonë dhe në investimin tonë në Durrës dhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, pra gjërat po shkojnë mirë…Gjithmonë jap si shembull që kemi një kantier shumë më të madh në Egjipt për shembull, 6 milion metër katror, me një port shumë të madh që e hapëm këtë vit, ose Porti i Dubait, rreth 100 000 njerëz, Porti i Dubait u ndërtua në 12 vite, ai i Egjiptit mori më pak kohë, 10 vite. Por e gjitha varet në të vërtetë nga kushtet e tregut dhe nëse tregu përparon shpejt, ne përparojmë shumë shpejt me projektin, por në Durrës jam shumë optimist që do përparojmë shpejt

citon agjencia biznesmenin që nuk thuhet se ku ka folur.   

Për projektin në fjalë qeveria shqiptare ka deklaruar se do të investohen 2 miliardë dollarë. Miliardat janë një nga pasionet e mëdha të kësaj qeverie që ende nuk ia ka dalë t’i sjellë ende në Shqipëri.

Pak vite më parë në Parlamentin shqiptar u miratua një ligj I posaçëm për negociimin e një kontrate për investim 5 miliardë dollarë për zhvillimin e një porti në Karpen. Ky ligj mbeti në letër dhe asgjë nuk u çua përpara. Afati i negociimit u shty dy apo tri herë me lobimin e Milva Ekonomit që nuk pranonte të fliste për një projekt të tillë.

Tani kemi 2 miliardët e Belinda Ballukut dhe një tjetër projekt të madh. Ndoshta kësaj radhe Rilindja e Nusretit qëllon në shenjë dhe me të vërtetë sjell në vend një investim kaq të madh.

Comments

Submitted by Milan77 (not verified) on

Pavaresisht se cfare thote Rilindja, ky investimi ia vlen apo jo????

Submitted by Milan77 (not verified) on

Komenti nuk ishte per t’u kapur mat, por thjesht per te ditur nese eshte i vlefshem si investim apo jo, sepse edhe per portin e Karpenit pati zera qe pavaresisht shumes ishte nje investim qe nuk ia vlente....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.