Blloku Bota

Korea e Veriut teston raketë të re – mund të arrijë Alaskën

Postuar në 04 Korrik, 2017 10:26

Korea e Veriut deklaron se ka kryer testimin e një rakete balistike ndërkontinentale e quajtur Hwasong – 14. Ajo u shfaq në paradën e fundit ushatarake dhe përbën befasinë e radhës për vëzhguesit e ndryshëm të këtij vendi. Shpesh është shtruar pyetja se nga vjen teknologjia e nevojshme për zhvillimin e këtyre armëve në një vend kaq të izoluar.

Për rastin e fundit, televizioni kombëtar njoftoi se lëshimi ishte i suksesshëm dhe se raketa udhëtoi 934 km dhe udhëtoi për 39 minuta. Ajo mund të godasë Alaskën në territory amerikan, por vetë SHBA-në apo Havain.

Kryeministrja serbe: Mes Rusisë dhe BE-së, zgjedhim këtë të fundit

Postuar në 04 Korrik, 2017 08:54

Ana Brnabiç, kryeministrja e re e Serbisë, ka deklaruar për hequr të gjitha dilemat rreth preferencave strategjike të qeverisë aktuale serbe. E pyetur nga “Bloomberg” ajo ka pranuar se nëse Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes Rusisë dhe BE-së, do të zgjedhë këtë të fundit. “BE-ja është ajo ku po shkojmë. Ne kemi lidhje emocionale me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe fesë. Ka shumë njerëz në Serbi që e perceptojnë Rusinë si vëllanë e madh, mbrojtësin tonë. Këto ndjenja nuk mund të nënvlerësohen, por drejtimi ynë strategjik është BE-ja”, është shprehur ajo. 

SHBA heq dorë nga likujdimi i Assad: "Fati i tij në dorë të Rusisë'

Postuar në 03 Korrik, 2017 14:18

Uashingtoni duket se është dorëzuar në Siri. Të paktën sa I përket presidentit Assad, administrata e Donald Trump nuk ka më qëndrimet e pararendëses së saj duke pranuar se për të vendos Rusia. Revista “Foreign Policy” shkruan sot për një bisedë private mes sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, zhvilluar në Departamentin e Shtetit javën e shkuar, në të cilën Tillerson ka pranuar se fati i Assad është në duart e Rusisë.

Brazil, arrestohet pas 30 vitesh në kërkim, njeriu kryesor i trafikut të kokainës

Postuar në 03 Korrik, 2017 09:25

30 vjet në arratisje. Luiz Carlos da Rocha, një nga njerëzit kryesorë të trafikut të kokainës në Brazil dhe në Amerikën e Jugut, është arrestuar. Policia arriti ta identifikonte pasi depërtoi në bandën e tij. Rocha jetontë si fermer dhe kishte kryer operacion plastik për të mos u njohur. Pasuria e tij vlerësohet në rreth 100 milionë dollarë. 

Shqipëri – Kosovë, “të bashkuar” në korrupsion

Postuar në 03 Korrik, 2017 09:11

Gazeta e Kosovës “Zëri” shkruan sot për disa veprime të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, të cilat lënë dyshime të mëdha për korrupsion. Sipas gazetës në fjalë, ministri ka firmosur një kredi 2 milionë dollarë në emër të Republikës së Kosovës, kredi kjo e marrë nga Banka Botërore për grantet për zhvillim në shkollat e vendit. Nga kjo kredi, ministria që drejton z. Bajrami, 234 mijë dollar ia ka kaluar një organizate ku si menaxhet punon djali i tij.

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, lë qelinë e burgut pas 16 muajsh

Postuar në 02 Korrik, 2017 18:09

Ish – kryeministri izraelit Ehud Olmert gjatë viteve 2006-2009 ka dalë sot nga burgu pas qëndrimit 16 muaj. Olmert u lëshua me kusht pas vlerësimit për sjellje të mirë ndërkohë që dënimi ishte 27 muaj burg. Olmert u dënua në vitin 2014 në kuadër të një procesi antikorrupsion, pasi u gjet fajtor për marrje rryshfeti në shumën 161 mijë dollarëve nga një biznesmen amerikan gjatë kohës kur shërbente si kryetar i Bashkisë së Jeruzalemit.

Trump “grushton” CNN

Postuar në 02 Korrik, 2017 16:46

Incidenti më i fundit me rrjetin CNN kur tre gazetarë të njësisë investiguese u detyruan të dorëhiqen pasi një shkrim i tyre për kontakte të fushatës së Trump me rusët, u konstatua si jashtë standardit editorial i ka dhënë argument presidentit amerikan që të bëjë një nga ato shakatë e veta performative. Me një postim në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Trump, ka modifikuar një video të vitit 2007, ku ai shfaqet në një ndeshje ërestling duke vënë në rolin e “humbësit” që grushtohet logon e CNN. Komentet e Trump janë shumë triumfaliste teksa e quan CNN rrjet mashtrimesh.

Kroacia nuk njeh vendimin e Hagës për kufirin me Slloveninë

Postuar në 02 Korrik, 2017 15:56

Kroacia ka deklaruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit të saj me Slloveninë. Gjykata i dha kësaj të fundit dalje në ujërat ndërkombëtare, por sipas kroatëve vendimi i arbitrazhit kompromentohet nga kontaktet e një gjykatësi slloven në Hagë me një zyrtar të qeverisë së Lubjanës. 
Ky proces i tensionuar sipas ministrit të Jashtëm slloven Miro Cerar bllokon zgjerimin e mëtejshëm në BE.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në planet e mbrojtjes të BE-së

Postuar në 01 Korrik, 2017 10:53

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Ccështjet e Sigurisë, Federica Mogherini ka deklaruar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen në debatin për planet e mbrojtjes së Unionit. 

Koreja e Veriut, triliona dollarë pasuri minerare

Postuar në 30 Qershor, 2017 19:21

Me të drejtë disa mendojnë se Koreja e Veriut nuk është një vend dhe aq i begatë. Por është i pasur në një aspekt: ​​burimet minerare. Aktualisht Koreja e Veriut ka alarmuar fqinjët me testet e raketave berthamore dhe me përpjekjet e saj për të testuar raketat me rreze të gjatë që mund të godasin qytetet amerikane.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota