Koreja e Veriut, triliona dollarë pasuri minerare

Postuar në 30 Qershor, 2017 19:21

Me të drejtë disa mendojnë se Koreja e Veriut nuk është një vend dhe aq i begatë. Por është i pasur në një aspekt: ​​burimet minerare. Aktualisht Koreja e Veriut ka alarmuar fqinjët me testet e raketave berthamore dhe me përpjekjet e saj për të testuar raketat me rreze të gjatë që mund të godasin qytetet amerikane.

Një sulm ndaj SHBA-ve apo aleatëve do të ishte vetëvrasës, kështu që Pheniani ndoshta ka për qëllim të kërkojë "ndihmë" nga bashkësia ndërkombëtare në shkëmbim të çmontimit të disa prej armatimeve të saj. Megjithatë rezultati do të ishte i zbehtë në krahasim me vlerën e burimeve nëntokësore të saj të pashfrytëzuara.

Nën sipërfaqen kryesisht malore të vendit ka rezerva të mëdha mineralesh, duke përfshirë hekurin, arin, magnezin, zinkun, bakrin, gëlqerorin, molibdenin, grafitin dhe rreth 200 lloje të tjera mineralesh. Gjithashtu janë të pranishme në sasi të mëdha metale tokësore të rralla, të cilat kërkohen nga vendet e afërta për prodhimin e smartfoneve dhe produkteve të tjera të teknologjisë së lartë.

https://qz.com/1004330/north-korea-is-sitting-on-trillions-of-dollars-on...

Vlerësimet për vlerën e burimeve minerare të vendit kanë ndryshuar shumë gjatë viteve, për shkak të sekretit shtetëror dhe mungesës së aksesit. Ka të ngjarë që Koreja e Veriut të ketë pretendime të ekzagjeruara. Sipas një vlerësimi nga një kompani minerare e Koresë së Jugut, burimet minerare në Korenë e Veriut kapin një vlerë mbi 6 trilionë dollarë, ndërsa një Institut kërkimi i Koresë së Jugut i llogarit në 10 trilionë dollarë.

Koreja e Veriut i ka dhënë përparësi sektorit të minierave që nga vitet 1970. Prodhimi i mineraleve të hekurit arriti kulmin në vitin 1985, ndërsa në vitin 2012 numri i minierave në vend llogaritej në 700. Megjithatë, shumë prej tyre janë drejtuar keq dhe janë në gjendje neglizhence. Vendit i mungojnë pajisjet, ekspertiza, madje dhe infrastruktura themelore për shpimin në tokë.

Prodhimi minerar i Koresë së Veriut ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i viteve 1990. Është e mundshme që shkalla mesatare e operimit të minierave është nën 30 për qind të kapaciteteve. Koreja e Veriut nuk është në gjendje të blejë pajisje të reja për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, mungesës së energjisë dhe gjendjes së keqe të rrjetit elektrik. Përkundër vështirësive Koreja është e bekuar me burime nëntokësore, ku minierat përbëjnë afërsisht 14% të ekonomisë.

Kina, importuesi më i madh

Kina është konsumatori kryesor i sektorit. Shtatorin e kaluar, Instituti i Zhvillimit të Koresë së Koresë së Jugut tha se tregtia minerare midis Koresë së Veriut dhe Kinës mbetet një "burime parash" për Phenianin pavarësisht nga sanksionet e OKB-së. Tregtia minerare përbënte 54% të totalit të vëllimit tregtar me Kinën në gjysmën e parë të vitit 2016. Në vitin 2015 Kina importoi 73 milionë dollarë mineral hekuri nga Koreja e Veriut , 1 miliardë dollarë qymyr dhe 680.000 dollarë zinku në tremujorin e parë të këtij viti.

Që nga vera e kaluar, dërgesat e qymyrit në Kinë përbënin rreth 40% të të gjitha eksporteve të Koresë së Veriut. Por kërkesa globale për qymyrin po zvogëlohet, duke qenë se janë futur në treg alternativa si gazi natyror dhe energjia e ripërtëritshme. Në fillim të këtij viti Pekini, në përputhje me sanksionet e OKB-së, filloi të kufizonte importet e thëngjillit nga fqinji i saj.

Fqinjët e Koresë së Veriut kanë kohë që i kanë sytë në bollëkun e pasurisë minerare. Rreth pesë vjet më parë Kina kaloi rreth 10 miliardë dollarë në një projekt të infrastrukturës pranë kufirit me Korenë e Veriut, kryesisht për të patur qasje më të lehtë në burimet minerale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.