Blloku Bota

SHBA do t'i shesin Rumanisë sisteme mbrojtjeje për 4 miliardë dollarë

Postuar në 14 Korrik, 2017 08:34

"Departamenti i Shtetit dëshiron të aprovojë një shitje të mundshme pajisjesh ushtarake të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot si dhe të japë mbështetjen e nevojshme për to Rumanisë", tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të martën.

Betejë spiunazhi në Ballkan

Postuar në 13 Korrik, 2017 20:28

"Me ndihmën e CIA-s dhe aktorëve të tjerë perëndimorë, agjencitë e inteligjencës shqiptare, kroate dhe malazeze mund të bëhen një kërcënim i ri për Serbinë për shkak të marrëdhënieve të saj me Rusinë". Kështu shkruhet në një artikull të Sputnik që ka biseduar me një ish-punonjës të inteligjencës jugosllave. 

Sipas një burimi të cituar nga Sputnik, Serbia duhet të jetë e kujdesshme për një rrjet spiunazhi shqiptaro-kroat, sepse këto dy shtete kanë më shumë ankesa ndaj Beogradit sesa të tjerët.

Momenti kur hakerat marrin në kontroll rrjetin energjetik rajonal në Ukrainë në vitin 2015(video)

Postuar në 13 Korrik, 2017 18:14

Në vitin 2015 hakerat arritën të depërtojnë në rrjetin kompjuterik të firmave rajonale të energjetikës në Ukrainë, duke marrë nën kontroll atë dhe duke lënë pa energji 250 mijë njerëz. Momenti i ndërhyrjes u filmua mbi PC nga një prej inxhinierëve, të cilët dy ditë para Krishtlindjeve të atij viti u gjendën në një sitiuatë ku nuk mund të kontrollonin apo aksesonin PC-të e tyre.

Kursorët lëviznin vetë për të dhënë provën sesi hakerat vepronin mbi softin duke ndërprerë energjinë. Më poshtë video e realizuar me iPhone e një prej inxhinierëve dhe publikuar nga “Wired”.

Sherr mes dy klerikëve sunitë në televizionin libanez

Postuar në 13 Korrik, 2017 12:54

Një debat në studion e televizionit libanez mes liderit sunit libanez, Bilal Daqmaq dhe një ish-deputeti të Parlamentit sirian Ahmad Shlash – sunit që mbështet regjimin e Assad, ka degjeneruar në konflikt fizik. Drejtuesi i emisionit i ka shprehur ngushëllime Shlash për ekzekutimin nga ISIS të një kushëriri të vet duke pyetur Daqmaq nëse ai përcjell ngushëllime apo jo.

Unë u përcjell ngushëllime të gjithë sirianëve për çdo jetë të humbur”, tha ai, përgjigje që nuk i ka pëlqyer aspak Ahamd Shlash. 

Kina hap bazën e vet detare në Xhibuti. Dislokohen 10 mijë trupa

Postuar në 12 Korrik, 2017 14:29

Kina ka hedhur një hap të ri në profilizimin e politikës së saj të jashtme në kontekstin e një fuqie që synon renditjen ndër shtetet më të fuqishme të botës. Pas negociatave dypalëshe, Pekini zyrtar ka hapur një bazë detare në Xhibuti, në brigjet e detit të Kuq. Anijet me personel kinez janë nisur sot nga Zhanjiang në provincën e Guangdong dhe sipas një njoftimi të Ministrisë kineze të Mbrojtjes “baza do të sigurojë operacione paqeruatëse, humanitare, apo edhe detyra ushtarake”.

Erdogan në CNN: Shumica e turqve nuk e duan BE-në

Postuar në 12 Korrik, 2017 13:42

"Bashkimi Evropian nuk është  diçka thelbësore për ne. Jemi të qetë në këtë drejtim”- tha Presidenti turk Taip Erdogan, duke paralajmëruar rrezikun e mbylljes së çdo kanali komunikimi me Europën në një kohë kritike për zhvillimet ndërkombëtare. Erdogan shkoi edhe më tutje në intervistën e dhënë për BBC-në ku tha se "Turqia do ta marrë me lehtësi njoftimin e BE-ja nuk do ta pranojë si anëtare"

Serbia nis në shtator dialog shtetëror për Kosovën

Postuar në 12 Korrik, 2017 10:07

Mediat serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë, Aleksanderr Vuçiç do të nisë në muajin shtator Dialogun Shtetëror mbi Kosovën. Sipas lajmeve në këto media, nisma në fjalë, e paralajmëruar që në momentin që Vuçiç mori detyrën, parashikon përfshirjen në diskutime të partive parlamentare, përfaqësuesve të Kishës Ortodokse, shoqërisë civile, Akademsë së Shkencave dhe Arteve dhe aktorëve të tjerë me peshë në vend.

OKB u "hap derën" kurdëve për diskutimin e Kushtetutës së re të Sirisë

Postuar në 11 Korrik, 2017 10:33

Një tjetër dritë jeshile për kurdët dhe aspiratën e tyre për pqrfaqësim politik.  Në një intervistë për agjencinë ruse, Ria Novosti, cituar nga Reuters, i dërguari i OKB në Siri, Staffan de Mistura, ka deklaruar se kurdët e Sirisë nuk duhen përjashtuar nga hartimi i kushtetutës së re të Sirisë. 

Beogradi bisedon me “vëllezërit grekë” për Shqipërinë e Madhe

Postuar në 10 Korrik, 2017 18:40

Serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër. Këtë formulë të njohur tashmë, e ka përsëritur së fundmi edhe ministri i Jashtëm serb, zv.kryeministër i parë i Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë një vizite në Athinë ku është takuar me homologun grek Nikos Kotizas, Daçiç, ka apeluar që politikanët të ndjekin dhe respektojnë lidhjet mes dy kombeve, duke përmendur vendet e shenjta si manastiri i Hilandarit dhe ishulli Vidos në Korfuz.

Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare

Postuar në 10 Korrik, 2017 12:39

Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota