Blloku Bota

Pas rusëve, edhe BE me SHBA, financojnë qendër humanitare në Serbi

Postuar në 07 Korrik, 2017 08:35

Pas qendrës humanitare ruse në Nish, tani edhe Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë në Serbi. Një gazetë serbe, “Danas”, raporton se qendra humanitare pritet të ndërtohet në Uzice, në perëndim të Serbisë, një sfidë e hapur dhe mosbesim ky për aktivitetet e qendrës ruse që është cilësuar në Perëndim si nyje spiunazhi. Qendra do të jetë në aerportin Ponikve, që ka aplikuar vitin e kaluar në BE për fonde për krijimin e një qendre për situatat emergjente që do të mbulojë Serbinë, Bosnjen dhe veriun e Malit të Zi.

Në zgjedhjet e ardhshme Putin kandidon si i pavarur

Postuar në 06 Korrik, 2017 18:17

Presidenti rus Vladimir Putin me shumë gjasë do të garojë si një kandidat i pavarur në zgjedhjet e preisdenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Lajmi vjen nga mediat ruse që citojnë burime brenda Kremlinit. Vendimi për të kandiduar si i pavaruar vjen pasi Putin ndjehet i sigurt për mbështetjen e gjerë që gëzon në popull dhe kërkon ta konkretizojë atë.

Hungaria lidhet me gazsjellësin Turkish Stream përmes Serbisë

Postuar në 06 Korrik, 2017 14:46

Hungaria dhe gjiganti energjetik i Rusisë Gazprom kanë nënshkruar një marrëveshje për shtrirjen e gazsjellësit Turk Stream përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë. Sipas ministrit të jashtëm hungarez Peter Szijjarto, Budapesti e sheh furnizimin me gaz nga Turqia si alternativën më të mirë sepse rrugët e tjera, përmes Rumanisë dhe Kroacisë janë në një fazë të hershme.

Video/1000 "zombie" kundër samitit të G20 në Hamburg

Postuar në 06 Korrik, 2017 14:09

1000 aktorë kanë protestuar në Hamburg në një mënyrë paqësore veshur si "të vdekur që ecin". Protesta i paraprin samitit ku mendohet se do të ketë kundërshtime të mëdha. Në krye të grupit shfaqet një person me rroba me ngjyra, metaforë se edhe një njeri mund të sjellë ndryshimin.

Video/Trump pritet me brohorima proamerikane në Poloni

Postuar në 06 Korrik, 2017 13:19

Parlamenti Europian”: Të ndërpriten  negociatat e anëtarësimit në BE të Turqisë

Postuar në 06 Korrik, 2017 12:52

Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Turqinë. Parlamenti votoi me 477 vota pro dhe 64 kundër propozimin e komisionerit Kati Piri që i jep fund një marrëdhënie të paqartë dhe shpesh burim tensionesh. 

http://www.hurriyetdailynews.com/european-parliament-votes-to-acceptprop...

"Amerikanët nuk ma falën blerjen e armatimeve nga Rusia"

Postuar në 05 Korrik, 2017 18:14

"Pagova me burg blerjen e armatimeve nga Rusia dhe këtë amerikanët nuk ma falin. Pagova konfrontimet mes interesave ndërkombëtare në fushën e energjisë "- thotë ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Xohaxopoulos në një intervistë për gazetarin Antonis Sroiter. "Nuk ka asnjë konspiracion global apo ndërkombëtar, por veprime armiqësore kundër Greqisë. As nuk kam lyer gishtin me mjaltë dhe as kam marrë rryshfet"- shton ish-ministri në intervistën që do të transmetohet të enjten në mbrëmje.

A është tërhequr Rusia nga Ballkani?

Postuar në 05 Korrik, 2017 11:53

Me hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe rrëzimin nga pushteti të Nikolla Gruevskit, duket se Rusia po tërhiqet nga Ballkani. Në një shkrim të publikuar dje në gazetën ruse online, “Pravda”, e njohur si media me qëndrime radikale kundër Perëndimit dhe që trajton shpesh teori konspiracioni, pohohet kjo gjë, duke vlerësuar se Ballkani do të mbetet ai që ka qenë: problematik dhe një patate e nxehtë për të gjithë që duan ndikim në të.

Rasti i dhimbshëm i Charlie Gard

Postuar në 05 Korrik, 2017 09:45

Rasti i Charlie Gard është bërë i njohur në mbarë botën. Ai është një fëmijë që nuk ka mbushur vitin dhe vuan nga një çregullim i rrallë genetik. Ai nuk mund të lëvizë krahët, as të marrë frymë vetë, as edhe të hajë pa ndihmën e dikujt. Nisur nga këto kushte mjekët në siptalin Great Ormond Street Hospital kanë menduar që të heqin çdo përkujdesje për të, duke çuar kështu fëmijën 10 muajsh në vdekjen e paracaktuar nga ADN-ja e tij.

Migracioni, Austria do të vendosë ushtrinë në kufirin me Italinë

Postuar në 04 Korrik, 2017 11:03

Situata e migracionit në hapësirën e BE-së po mbërrin në tensione ndërshtetërore. Kështu mediat bëjnë të ditur se Austria ka ndërmend të vendosë ushtrinë në kufirin me Italinë për të mos lejuar kalimin e emigrantëve nga gadishulli apenin drejt Europës Qendrore. 750 ushtarë thuhet se do të angazhohen në këtë operacion dhe mes tyre do të përfshihen edhe mjete të blinduara Pandur, lajm që zyrtarizohet nga ministri i Mbrojtjes, Hanspeter Doskozil.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota