Hungaria lidhet me gazsjellësin Turkish Stream përmes Serbisë

Hungaria dhe gjiganti energjetik i Rusisë Gazprom kanë nënshkruar një marrëveshje për shtrirjen e gazsjellësit Turk Stream përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë. Sipas ministrit të jashtëm hungarez Peter Szijjarto, Budapesti e sheh furnizimin me gaz nga Turqia si alternativën më të mirë sepse rrugët e tjera, përmes Rumanisë dhe Kroacisë janë në një fazë të hershme.
Duke folur për MTI-në pas nënshkrimit të marrëveshjes, Szijjarto tha se vendosja e tubacionit të ri do të përfundojë deri në fund të vitit 2019.
"Qasja në tubacionin e ri është një çështje e sigurisë kombëtare, sigurisë energjetike dhe zhvillimit ekonomik, duke siguruar diversifikimin e furnizimit me energji të Hungarisë. Hungaria duhet të arrijë në korridorin jugor të gazit, i cili do të ofrojë mundësi të mëdha ekonomike", tha ai.
"Kërkesa për gazin rus po rritet në Bashkimin Evropian, pavarësisht nga hipokrizia e kombeve perëndimore"- deklaroi Szijjarto. Ministri hungarez shpjegoi se vendi i tij do të marrë 8 miliardë metra kub gaz çdo vit që do të arrijë përmes Serbisë. Szijjarto tha gjithashtu se Bullgaria dhe Serbia kishin nënshkruar tashmë marrëveshjen me Gazprom, për financimin deri në fund të vitit 2017 dhe lejet e siguruara deri në fund të vitit 2018.
http://www.b92.net/eng/news/business.php?yyyy=2017&mm=07&dd=06&nav_id=10...
Add new comment