A është tërhequr Rusia nga Ballkani?

Postuar në 05 Korrik, 2017 11:53

Me hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe rrëzimin nga pushteti të Nikolla Gruevskit, duket se Rusia po tërhiqet nga Ballkani. Në një shkrim të publikuar dje në gazetën ruse online, “Pravda”, e njohur si media me qëndrime radikale kundër Perëndimit dhe që trajton shpesh teori konspiracioni, pohohet kjo gjë, duke vlerësuar se Ballkani do të mbetet ai që ka qenë: problematik dhe një patate e nxehtë për të gjithë që duan ndikim në të. Duke marrë rast pas rasti atë që ka ndodhur së fundmi në këtë rajon, gazeta vëren se Moska nuk ka reaguar në asnjë rast me forcë, duke provuar kështu se ajo nuk sheh aty asnjë interes srategjik siç përflitet. Edhe në rastin e Serbisë pranohet kalimi i saj drejt Perëndimit; sipas autorit të shkrimit, kryeministrja e re ka reputacionin e një agjenteje amerikane, ndërkohë që nuk ka pak rëndësi fakti se presidenti filoperëndimor Vuçiç, ka krijuar një ministri për Integrimin Europian.

Një arsye pse Rusia është tëhequr është fakti se angazhimi i saj në rajone shumë të ndërlikuara si Ukraina dhe Siria, mjaftojnë për të thither shumë burime. Madje sipas këtij shkrimi, Rusia nuk ka burime për t’u marrë me Ballkanin dhe duke rrezikut marrëdhëniet me Perëndimin edhe më shumë sesa tani. Autori Dimitry Nersesov, ndërton një skenar gjeopolitik tradicional; sipas tij brenda BE-së ka disa fuqi tradicionale që duan ndikim në Ballkan. Së pari Gjermania, por para saj Austria nuk heq dorë nga ambiciet e saj të vjetra.

Sllovenia mund t’i sigurojë Austrisë dalje në det”, shkruan Nersesov që shton se Gjermania ka interes për rajonin si kusht për të disiplinuar Europën. Skenari ngjitet më lart kur autori thotë se Gjermnia nuk mund të hedhë bazat e Rajhut të Katërt nëse nuk stabilizon Ballkanin, diçka që thjeshton në maksimun tezën e Gjermanizimit të Europës, trajtuar shpesh edhe nga filozofë.

Por edhe Turqia ka synime në Ballkan me ambiciet e saj të neo-otomanizmit, megjithëse në finale janë anglosaksonët ata që do luajnë fijet.

Anglosaksonët do të përpiqen të fitojnë terren nga situata në Ballkan. Britania dhe SHBA do ta përdorin situatën për të manipuluar betejën mes gjermanëve, austriakëve dhe turqve. Ata nuk duan paqe në rajon: Uashingtoni dhe Londra do të bëjnë çdo përpjekje për ballkanizimin e Europës…”, shkruan autori, që zbulon këtu një skenar që në mediat sllave gjen përherë e më shumë vend.

http://www.pravdareport.com/world/europe/04-07-2017/138096-russia_balkan...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.