Parlamenti Europian”: Të ndërpriten negociatat e anëtarësimit në BE të Turqisë
Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Turqinë. Parlamenti votoi me 477 vota pro dhe 64 kundër propozimin e komisionerit Kati Piri që i jep fund një marrëdhënie të paqartë dhe shpesh burim tensionesh.
http://www.hurriyetdailynews.com/european-parliament-votes-to-acceptprop...
Argumenti që qëndron pas propozimit është shtypja e kundërshtarëve politikë nga presidenti Erdogan që cilësohet se nuk përmbush kriteret demokratike të bllokut. Agjencia “Reuters” thekson se vota e Parlamentit Europian ka ndikim të kufizuar mbi këtë çështje, pasi Komisioni Europian dhe qeveritë e vendeve anëtare kanë injoruar thirrjet për ndërprerjen formale të procesit edhe kështu i mbetur pezull. Më herët Turqisë i është propozuar ndërprerja e negociatave përkundrejt bashkëpunimit në disa fusha, por Ankaraja zyrtare e ka hedhur poshtë atë.
https://www.reuters.com/article/us-turkey-eu-minister-idUSKBN19R0P4
Add new comment