Në zgjedhjet e ardhshme Putin kandidon si i pavarur
Presidenti rus Vladimir Putin me shumë gjasë do të garojë si një kandidat i pavarur në zgjedhjet e preisdenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Lajmi vjen nga mediat ruse që citojnë burime brenda Kremlinit. Vendimi për të kandiduar si i pavaruar vjen pasi Putin ndjehet i sigurt për mbështetjen e gjerë që gëzon në popull dhe kërkon ta konkretizojë atë.
Dalja i vetëm në garë, do ta vinte presidentin rus në një pozicion mbi palët, si një kandidat i të gjithë rusëve dhe jo-partizan. Agjencia e lajmeve RBC shkruan se Putin gjykon se ka mbështetja që ka në popull është më e madhe edhe se ajo e vetë partisë së tij “Rusia e Bashkuar”, forca më e madhe politike në vend.
Vladimir Putin ka garuar edhe më herët si kandidat i pavarur, në vitin 2000 dhe 2004, ndërsa doli si kandidat i “Rusisë së Bashkuar” në vitin 2011.
https://themoscowtimes.com/articles/putin-likely-to-run-as-independent-i...
Add new comment