Lutje Erdoganit të hapë Wikipedia-n
Sudentët në Turqi i kanë kërkuar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan të zhbllokojë Wikipedian dhe t'i i lejojë të kenë akses në informacionin që duan. Nga prilli i kaluar qeveria turke ka bllokuar qasjen në një nga burimet më të mëdha të informacionit online në mbarë botën. Ishte vetë Presidenti turk që urdhëroi bllokimin
në enciklopedinë më të madhe online, kur ëikipedia nuk pranoi të heqë referencat për marrëdhëniet e Turqisë me luftëtarët sirianë dhe organizatat terroriste. Yaman Aknteniz (Yaman Akdeniz), profesor i të drejtës, duke folur për New York Times thotë se Wikipedia mund të përmbajë informacione të papërshtatshme, megjithatë, është një platformë që është shumë e dobishëm për qytetarët. Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të kërkuar informacion të rëndësishëm.
"I dashur President, hapni Wikipedia-n të paktën deri në fund të provimeve. President, ma keni zënë frymën, më dëgjoni!"- shkruan një student në Tëitter, duke kërkuar nga Erdogan të lejojë aksesin të paktën për periudhën e provimeve.
Add new comment