Fotokopja e Shqipërisë, Maqedonia legalizon 180 mijë ndërtime pa leje që nga viti 2011
Ndërtimet pa leje janë një llojë emëruesi i përbashkët në Ballkan. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që dihet që e kanë këtë problem, pak ditë më parë bëri bujë lajmi I prishjes së një xhamie pa leje në Beograd. Mirëpo duket se nuk mbaron këtu. Maqedonia fqinje ka pothuajse të njëjtën përhapjentë dukurisë sa Shqipëria. Agjencia “Mia” raporton se Kadastra maqedonase ka bërë të ditur legalizmin e 180 mijë shtëpive dhe ndërtimeve pa leje që nga viti 2011 kur nisi procesi në fjalë. U depozituan 440 mijë kërkesa për të cilat është kërkuar dokumentacioni përkatës, ndërkohë që për 15 mijë kërkesa kërkohet ndërhyrje në ligj. 180 mijë është thuajse shifra e legalizimeve në Shqipëri që nga viti 2013 duke konfirmuar se në disa zona të Ballkanit lëvizjet e popullsisë janë të tilla saqë kanë imponuar legalizimin e paligjshmërisë. Nuk ka ende një studim mbi aspektin urbanistik dhe të planifikimit në këtë drejtim, thjesht konfirmohet se ligji dhe shpërndarja e pasurisë në këtë rajon mbeten privilegje sesa të drejta apo politikë.
http://mia.mk/Mobile/en/Home/RenderSingleNews/289?newsID=133731862
Add new comment