Maqedonia drejt anëtarësimit në NATO në vitin 2018? NATO përgënjeshtron vizitën e Stoltenberg në Shkup
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s në pranverën e vitit 2018. Agjencia citon burime diplomatike sipas të cilave parashikohet që sekretari i Përgjithshëm iAleancës, Stoltenberg do të vizitojë së shpejti Shkupin në mesin korrikut të këtij viti për të shtyrë përpara procesin. Lidhur me çështjen e emrit thuhet se Shkupi do të pranojë emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, si një zgjidhje e përkohshme që është pranuar në një intervistë edhe nga kryeministri aktual Zoran Zaev. Lajmi vjen ndërkohë që Mali i Zi është pranuar këto ditë zyrtarisht si anëtari më i ri I NATO-s, duke lënë në Ballkan jashtë hartës së Aleancës, vetëm MAqedoninë, Serbinë, Kosovën dhe Bosnje – Hercegovinën.
Në përgjigje të një shkrimi të tillë, NATO ka reaguar sot përme snjë deklarate të posaçme, duke përgënjeshtruar lajmin se Stoltenberg mdo të vizitojë së shpejti Shkupin.
“Sekretari i Përgjithshëm nuk ka ndonjë plan për të vizituar së afërmi Maqedoninë(FYROM) por ai pret vizitën e Zaev në Bruksel më 12 qershor”, thuhet në deklaratë. Aleanca konfirmon politikën e dyerve të hapura pa shtuar agjë rreth informacioneve të agjencisë ruse.
Përditësuar
Add new comment