Dëshmia e Comey para Senatit të SHBA: Trump më kërkoi Besnikëri
Dëshmia e ish-kreut të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey para Senatit amerikan(teksti i shkruar) është hedhur nga mediat online dhe qarkullon në formën e një dokumenti prej 7 faqesh. Comey, që me gjasë do të mbetet si një nga figurat më të debatuara të Byrosë, është thirrur të dëshmojë për marrëdhëniet e tij me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump që mandej u bë president në detyrë të plotë. Comey ka hapur dëshminë me takimin e parë të 6 janarit 2017 në kullën Trump ku do të bëhej një rezume për çështje të sigurisë dhe për gjetjet e Komunitetit të Shërbimeve Sekrete për përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e 8 nëntorit 2016.
“Në fund të atij takimi unë mbeta vetëm me presidentin e zgjedhur për t’i dhënë atij disa të dhëna për aspekte personale delikate të informacioneve të mbledhura vlerësimeve tona. Komuniteti mendonte se ishte e rëndësishme për shumë arsye që të njoftohej presidenti i ardhshëm për ekzistencën e një materiali të till, ndonëse ishte banal dhe I paverifikuar”, shprehet Comey.
Sipas tij arsyeja e prezantimit të këtij materiali përfshinte edhe faktin se media do ta publikonte atë dhe për faktin se kishte një përpjekje për të kompromentuar presidentin e ardhshëm. Për këtë arsye sipas tij materiali kishte natyrë mbrojtëse. Comey sqaron se fakti që Trump materiali iu referua personalisht prej tij u bë me marrëveshje me drejtuesit e agjencive të tjera për të mos vënë në siklet presidentin.
Duke shpjeguar natyrën e punës së FBI-së në çështjet e kundërspiunazhit, orientimin e saj drejt individëve që dyshohen se kanë lidhje me fuqi të huaja, apo që janë shënjestrohet se është në proces rekrutimi, Comey dëshmon se përpara takimit të 6 janarit, ai ka zhvilluar një bisedë me ekiin drejtues të Byrosë në të cilin është folur për të dhënë siguri ndaj presidentit se në këtë konteskt ligjor dhe operativ, FBI-ja nuk kishte hapur një hetim ndaj tij.
“Kjo është e vërteta. Ne nuk po e hetonim atë personalisht në kuptim të hetimit të kundërspiunazhit. Ramë dakord që do ta bëja këtë nëse rrethanat do ta kërkonin”, dëshmon Comey. Ai shton se e ka siguruar presidentin për këtë gjë në takimin e 6 janarit duke nënvizuar se pas çdo takimi me Trump ai nisi të mbante shënime, një praktikë që nuk e kishte ndjekur më parë.
“U ndjeva i detyruar”, thotë Comey, “që të dokumentoja bisedën time të parë me presidentin e zgjedhur në një Memo”.
Comey mandej jep hollësi për takimin e 27 janarit në një drekë pune kokë më kokë. Trump e ka pyetur nëse ai dëshironte të vazhdonte si drejtor i FBI-së, diçka që Comey e cilëson të çuditshme përderisa në dy kontakte të mëhershme Trump i kishte kërkuar të qëndronte.
“E sigurova se dëshiroja të qëndroja drejtor”, sqaron ish-kreu i FBI-së. Komenti i tij mbi këtë lloj sjelljeje të Trump është ky:
Instinkti më thoshte që një takim tek për tek dhe shtirja se se kjo ishte hera e parë që diskutohej për pozicionin tim, do të thoshte që dreka ishte, të paktën pjesërisht, një përpjekje për të pyetur për punën time dhe të krijonte një lloj patronazhi në marrëdhënien tonë. Kjo më shqetësoi shumë, nisur nga statusi tradicionalisht i pavarur I FBI-së në degën ekzekutive
dëshmon Comey.
Duke iu hapur Trumpit në takim, Comey thotë se i është shprehur se “unë jam i pabesueshëm në mënyrën sesi politikanët e përdorin këtë fjalë, por ju mund të besoni se unë do t’u them përherë të vërtetën”.
“Kam nevojë për besnikëri, pres besnikëri”, iu kthye Trump.
“Nuk lëviza, fola apo ndryshova fytyrën time asnjë grimë në pauzën e çuditshme që pasoi. Ne thjesht shikonim njëri – tjetrin në heshtje”, vijon Comey për këto momente të pazakonta.
“Kam nevojë për besnikëri”, përsëriti Trump në fund të drekës sërish, pasi kishte shtuar se për Comeyn kishte fjalë të mira nga James Mattis, Jeff Sessions dhe shumë të tjerë.
“Ju do të keni përherë ndershmëri nga unë”, ia kthen ish-drejtori i FBI-së.
“Kjo është ajo që dua edhe unë: besnikëri e ndershme”, shton presidenti.
“Do ta keni prej meje”, përgjgjet Comey.
Momente që kanë hapur siparin e një mosbesimi që vazhdoi me çështjen e Flynn, i shkarkuar për shkak të kontakteve të padeklaruara me rusët, për të mbërritur në një telefonatë të 30 marsit, ku Trump deklaron se nuk ka fare lidhje me rusët.
Sipas Trump hetimi për çështjen ruse ishte një re e qëllimshme për të hedhur dyshime dhe kompromentuar kapacitetin e tij në ruajtjen e interesave të vendit.
“A mund ta davarisni këtë re”, më pyeti.
“Iu përgjigja se po hetojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të kishte shumë përfitim nëse nuk do të gjenim gjë. Ai ra dakord por vuri në dukje problemet që po I krijonte kjo gjë”, shton Comey.
Materiali tingëllon si një bashkëbisedim I tendosur në të cilën ish-shefi i FBI-së lë të kuptohet qëndrimet e Trump dhe një dyshim permanent të tij, mungesën e respektit për profesionistët dhe nevojën që disa halle të qërohen sa më shpejt. Diçka që duket se nuk ka funksionuar, kuptohet me një faturë të madhe për punën e më të dobëtit, ish-shefit të FBI-së, që u shkarkua me një njoftim të bërë pubik në media.
Add new comment