takimet
Kurti në Tiranë futi Edi Ramën në vallen e negociatave me Serbinë
Një ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës në Tiranë po bëhet ajo për të cilin ka virtuozë të lindur : po fekalizohet një e vërtetë Publike që duket. Me mjerimin e zakonshëm të logjikës së shërbëtorit dhe të shtrembërimit të një realiteti në mënyrën më bizantine. Vizita erdhi pasi Kurti korri sukses mediatik e politik në Ohër me rënien dakord për planin franko-gjerman duke lënë presidentin serb të izoluar në pamundësinë e tij efektive për t’iu përgjigjur zotimeve që ka marrë. Ndaj vizita duhet interpretuar. Po si?
E do Amerika dhe qeveria, por jo Shqipëria dhe PD
Takimet e Yuri Kim me përfaqësues të politikës ishin lajmi i ditës. Kështu u përcoll në disa media. Turi i ambasadores amerikane në seli të partive politike shqiptare. Zonja Kim ka takuar Damian Gjiknurin, numër dy i PS-së, Ilir Metën dhe Enkelejd Aliebeajn.
Goodfellas/McGonigal, Rama, Ardian Çela, Gjiknuri, Balla
Edi Rama po interesohej me një zyrtar të lartë të FBI-së për akuzat që po bëheshin se Partia Demokratike financohej me para ruse
Zonja Kim i detyrohet një ndjesë shqiptarëve
Ambasada amerikane në Tiranë ka pranuar si të vërtetë raportimin e “Zërit të Amerikës” për financimin rus të Partisë Demokratike gjatë vitit 2017. E ka pranuar përmes akteve të ambasadores dhe jo deklaratave. Në një njoftim të faqen e vet, ambasada njofton se:
Ministri i Brendshëm turk: Në Tiranë u morën vendime të rëndësishme për luftën kundër gulenistëve
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar për agjencinë “Anadolu” se gjatë vizitës së tij në Tiranë ka marrë premtimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të vijuar goditjen e gulenistëve.
Kjo është Luftë që fitohet Vetë
Amerika nuk e mbështet PD-në. Amerika po thotë hyni në zgjedhje
"Ministri i Jashtëm Bushati bojkohet nga shqiptarët dhe nga grekët"
Panajot Barka, opinionist dhe publicist që shkruan shpesh për çështjet e minoritetit grek në Shqipëri, ka publikuar një opinion për lëvizjet e fundit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Barka merr në shqyrtim itinerarin e javës së kaluar të Bushatit nga Derviçani në Kakavijë dhe mandej në Janinë. Vizita e tij përkoi me një situatë të pakëndshme në doganë ku qindra qytetarë ishin bllokuar për shkak të një defekti në sistemin TIMS në Greqi. Por Barka vë në dukje tjetër gjë. Sipas tij, Bushati u bojkotua nga emigrantët shqiptarë në takimin e Janinës dhe kjo për arsye shumë të qarta.
Shtet kazani
Është e vështirë ta ndash nëse takimi dhe fjala e djeshme e kryeministrit me ambasadorët e Shqipërisë jashtë vendit, ishte shoë apo nisje e një procesi të thellë korrigjimi dhe reformimi. Kjo pasi të gjithë ne u bëmë dëshmitarë të dy qëndrimeve diametralisht të kundërta të të njëjtit njeri dhe të njëjtit ekip: para zgjedhjeve mesazhi se reforma të thella ishin bërë dhe se ato pak probleme që kishin mbetur, kryesisht në gjyqësor apo administratë, vinin si pasojë e partive të tjera, ishte kryesori.
E sigurtë është që PD-ja humbi më 25 qershor
Lulzim Basha është sot kandidat i vetëshpallur në pozitat e një kryetari të ngrirë të Partisë Demokratike. Ai është lëshuar në një fushatë elektorale brenda subjektit që po e privatizon, atipike. Lulzim Bashës sot nuk i intereson se çfarë thotë dhe sesi intepretohet ajo që ai thotë. Atij sot i intereson mbyllja e fushatës dhe votimi që do të përligjin qenien e tij si kryetar i PD-së, edhe për katër vjet. Më pas, në lojë hyjnë miqtë e tij, Sali Berisha dhe Edi Rama.
Dështimi i Bashës noterizon Berishën si palë në marrëveshjen e 18 majit
Sot u bë publike se dy garuesit për kreun e PD-së, Eduard Selami dhe Astrit Patozi, kanë zhvilluar një takim me Sali Berishën. Ndonëse nuk jepen të dhëna për bisedimet e zhvilluara, është e thjeshtë të kuptohet se takimet kanë patur në vëmendje zhvillimet e fundit në PD, për të cilat duket se Berisha po del si garant.