Zonja Kim i detyrohet një ndjesë shqiptarëve

Postuar në 16 Shtator, 2022 17:44

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka pranuar si të vërtetë raportimin e “Zërit të Amerikës” për financimin rus të Partisë Demokratike gjatë vitit 2017. E ka pranuar përmes akteve të ambasadores dhe jo deklaratave. Në një njoftim të faqen e vet, ambasada njofton se:

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezulate

Cilat janë këto përpjekje? Janë ato që e vendosin një subjekt në kushtet ligjore amerikane për t’u shpallur non grata, një aludim ky edhe për Sali Berishën që sot celebron një intuitë të vetën politike. Pse?

Sepse ndonëse u shpall non grata, ai kërkoi një provë për akuzën që iu bë. Provë që nuk u dha, ndërkohë që beniamini i SHBA në Tiranë, Lulzim Basha, sot akuzohet me PROVË, ose të paktën atë që quajnë të tillë amerikanët. Ai ka marrë para nga Rusia. Sërish, pakkush e beson këtë brroçkull, por katapulta e baltosjes nga SHBA është e njëjta dhe dëmet e saj ndonëse nuk janë të njëjtë, duhen vlerësuar njësoj.

Sot SHBA nuk e shpall non grata Lulzim Bashën, sepse e kontrollon, diçka që është dyshim i arsyeshëm nisur nga rrethanat dhe kjo sërish konfirmon tezën e Berishës se Basha është shantazhuar dhe çedoi.

Atëherë cili është kuptimi i ecejekave të zonjës Kim? Asgjë në fakt. Të mbulojë diellin me shoshë dhe të amortizojë dëmin që krijoi vetë. Pasi formalisht ajo nuk mund të takojë Berishën që është ende non grata, jo der isa ta urdhërojnë. Në çdo rast, zonja në fjalë i detyrohet një ndjesë publikt shqiptar, meqenëse e mbyti në gënjeshtra dhe kërkoi vetë një rol publik shumë larg nga formati i ambasadores që do ta kishte mbrojtur shumë herë më mirë sesa protagonizmi i ekzagjeruar që kemi dëshmuar për kaq gjatë. Në fund të fundit, askush nuk po ha bar.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Do te ishte mire sikur jo vetem Basha, por edhe qeveria te merrnin para nga Rusia, pse jo?
Ndoshta do te perparonim dhe do te beheshim shtet, shtet me kallep si ne kohen e Enverit qe te gjitha structurat shteterore funksiononin.

31 vite qe Pariha Amerike po na e pi gjakun si shushunje me kuislinget e saj qe na i ve persiper. I perdor dhe I shtrydh mire e pastaj i zevendeson, njesoj si H Mubarakun ne Egjypt etj. Nuk i vjen keq per asnje milet ne Bote, as tashti me Ukrainen, dergon arme dhe si kembim merr njerez te vrare.

Kimetja e sheh se kjo dhe paraardhesit e saj qe sillen si Administratore ne Shqiperi, po ua nxijne jeten shqiptareve. Keta te fundit jane tredhur, nuk kane guxim te dalin ne demonstrata e t'i thone shporru ne Amerike, larg nderhyrjes ne punet e brendshme te Shqiperise. Por, ikin te mjeret, lwrgohen per ne Perendim per nje jete ne vende te tjera sepse 31 vite qe ky brez i paskomunizmit nuk ka te ardhme ne atdhe, kete te ardhme ua ndalon hegjemonizmi Amerikan.
Sic tha dikur Gaddaf: "they will come, will put you asleep and will ro you". Dhe, keshtu ka ndodhur me popullin shqiptar. E kane plackitur nga gjithshka, nuk ka se me c'te krenohet, vetem me Pride Parade te pederasteve.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Duket sikur redaksia eshte dakord me sa eshte komentuar me siper. Per koherence:
Nuk ka pse kerkon ndjese Kim. Sidomos pas faktit qe ju e pranoni tashme se shba jane armiqte tane, ndersa miqte vijne nga lindja. (Kina,Rusia,Irani? Crendesi ka).Nje metamorfoze normale e demokratikasve antikomuniste te Sales. Jeni thjesht qesharake dhe te pashprese.
Hahahahaha.

Submitted by redaksia on

E vertete, nuk ka pse kerkon ndjese Kim. Shqiperi eshte fundja, nga ajo qe doni JU, qe lepin e jargavitet. Ka secili talentet e veta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.