Goodfellas/McGonigal, Rama, Ardian Çela, Gjiknuri, Balla

Postuar në 31 Janar, 2023 12:26

Edi Rama po interesohej me një zyrtar të lartë të FBI-së për akuzat që po bëheshin se Partia Demokratike financohej me para ruse

 Ja alibia që ka mbirë së fundmi në media për të mbrojtur diçka që nëse është kështu, është fare e thjeshtë për t’u thënë e as ka pse të ndërlikohet kaq. Puna është se McGonigal po shfaqet në foto dhe ceremoni dekorimi me deputetë të Parlamentit shqiptar, ish-ministrin Damian Gjiknuri, drejtorin e OSHEE-së, Ardian Çela, një tjetër karakter politik pa formë ky, në Tropojë e vërdallë, sikundër edhe Taulant Balla e ka takuar.

Tani, kjo nuk është serioze. Një kryeministër mund të kërkojë informacione në rrugë zyrtare për çështje të tilla në agjenci partnere, por nuk mund t’i lejojë vetes të bëjë mik një zyrtar me karrierë operative të një agjencie të huaj zbulimi. Është më së paku shumë karagjozllëk të bësh veprime të tilla, pavarësisht se mban atlete dhe tumane.

Por ta lëmë këtë. Duket se McGonigal është një frekuentues me njohje të afërta i mjediseve politike të shumicës aktuale dhe e ka vijuar këtë miqësi edhe pas largimit nga detyra në Byronë Federale të Hetimit. Nisur nga përmasa e skandalit që ka marrë çështja e tij dhe fakti se mbi të rëndojnë akuzat e lidhjeve me oligarkë rusë që synojnë evadimin ndaj ligjit amerikan si dhe pjesëmarrja e tij në intrigën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ku ai sipas një pjese të medias ameriaken, akuzohet se favorizioi kontekstin e lidhjeve ruse të Donald Trump, pretendimi i fundit, se McGonigal do të hetonte për paratë ruse të PD-së vihet në dyshim. I vetmi rast që e pranon logjika për atë informacion që është dhënë deri më tani, do të ishte nëse paratë ruse për PD-në janë fakt i pakundërshtueshëm dhe se ato i ka kaluar Deripaska, njeriu që dyshohet se ka paguar McGonigal të evadojë listën e sanksioneve.

Të tjerat janë mëkmëke pa kuptim. Ndaj edhe Edi duhet të flasë se kemi të gjithë ankthin mos është bërë edhe ai pis. Do të ishte padyshim funi i historisë së ktij veni!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.