"Ministri i Jashtëm Bushati bojkohet nga shqiptarët dhe nga grekët"

Postuar në 06 Nëntor, 2017 12:53

Panajot Barka, opinionist dhe publicist që shkruan shpesh për çështjet e minoritetit grek në Shqipëri, ka publikuar një opinion për lëvizjet e fundit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Barka merr në shqyrtim itinerarin e javës së kaluar të Bushatit nga Derviçani  në Kakavijë dhe mandej në Janinë. Vizita e tij përkoi me një situatë të pakëndshme në doganë ku qindra qytetarë ishin bllokuar për shkak të një defekti në sistemin TIMS në Greqi. Por Barka vë në dukje tjetër gjë. Sipas tij, Bushati u bojkotua nga emigrantët shqiptarë në takimin e Janinës dhe kjo për arsye shumë të qarta.

“Në Janinë numri i emigrantëve shqiptarë (disa ishin minoritarë grekë) më të cilët u takua Ministri numëroheshin me gishta, kur dihet se në Janinë jetojnë me qindra emigrantë shqiptarë. Ky bojkotim masiv i Ministrit më shprehës për interesat e emigrantëve nuk ka aq lidhje me humbjen e besimit të tyre ndaj politikanëve dhe qeverisjes në Shqipëri. Më shumë është tregues i kundërshtisë së tyre ndaj politikës që ndiqet nga Tirana ndaj Greqisë. Shkurt, një politikë e tillë atyre u prish shumë punë. U prish qetësinë, harmoninë, bashkëpunimin, integrimin, raportët evropiane të shumicës dërmuese të tyre të vendosura me shtetin rezidentë të tyre, Greqinë, gjë për të cilën shumë pak mendohet në Shqipëri.

Aq më e veshtirë bëhet jeta e tyre në Greqi nga shfryrjet nëpër mediat të patriotizmit anakronik, vulgar e nacionalist antihelen manipuluar e servirur prej politikës si një alkimi për të tërhequr vemendjen nga problemet e përditshme e të lidhura me gjënë më të thjeshtë, mbijetesën.  Ato qindra mijërat e shqiptarëve që jetojnë në Greqi kërkojnë nga Tirana të zbatojë një politikë miqesie, mirëkuptimi e bashkëpunimi, ndërsa, në kundërshtim frontal me ta, një pjesë e mirë e shqiptarëve në Shqipëri, sidomos opinionbërësit publikë, kujtojnë se do të zgjidhin probelemet e brendshme të tyre duke prodhuar e konsumuar antihelenizëm”, shkruan Barka.

http://www.javanews.al/bushati-ne-dervician-kakavije-dhe-janine-dhe-marr...

Ai shton më tej se takimet e Bushatit në këto zona, sidomos ai në Derviçan është një lloj antipaste për takimin e pritshëm të tij me homologun grek Kotzias, të cilit do t’i tregojë se Shqipëria nuk ka asnjë problem me pakicën greke.

“Takimin e bojkotuan të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Minoritetit me përjashtim të atyre të PS-së në bashkinë Dropull. Organizatorët, njerëz nga minoriteti grek pranë PS-së e patën të veshtirë t’i bindnin ata për pjesëmarrje. Aq më keq kur vet ata tentuan ta shfrytëzonin situatën për të treguar forcën e tyre politike në këtë bashki, (të pranishëm në takim ishin thjeshtë anëtarë të PS-së në bashkinë e Dropullit) duke e shndërruar kështu praninë e dy ministrave në pjesë të luftës politike në homogjenitetin etnik në Dropull”, shkruan Barka, sipas të cilit këtë politikë ku ministri është viktima, e bojkotojnë edhe minoritarët, por edhe emigrantët shqipttarë që rëndom konsiderohen si ura lidhëse mes dy popujve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.