takimet
Dëshmia e Comey para Senatit të SHBA: Trump më kërkoi Besnikëri
Dëshmia e ish-kreut të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey para Senatit amerikan(teksti i shkruar) është hedhur nga mediat online dhe qarkullon në formën e një dokumenti prej 7 faqesh. Comey, që me gjasë do të mbetet si një nga figurat më të debatuara të Byrosë, është thirrur të dëshmojë për marrëdhëniet e tij me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump që mandej u bë president në detyrë të plotë.
Yee dekreton paraprakisht 18 qershorin: Legjitim edhe nëse do të ketë Votime dhe jo Zgjedhje
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka zbardhur qëndrimin e vet dhe të shtetit të vet që lexohet vetëm në një mënyrë: PD-ja të tërhiqet. Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, Yee ka thënë ndër të tjera:
Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë.
Vizita pa kuptim e Yee
Siç është bërë e ditur nesër mbërrin në Tiranë për një vizitë të radhës, zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee në një përpjekje për zgjidhjen e krizës. Formalisht mund të thuhet për zgjidhjen e krizës politike, pasi nëse shohim disa hollësi, Yee vjen në Tiranë për të presuar mbi PD-në dhe asgjë më tepër.
A do të përjashtohet Kokëdhima nga PS?
Ndërkohë që Ben Blushi i “Libra” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjehdje me synim largimin nga pushteti të Rilindjes, opozitari tjetër socialist i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, po vepron ndryshe. Në një rol të ri negociatori si ai i vitit 2013, Kokëdhima ka takuar sot Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Ndonëse partia e këtij të fundit e ka sulmuar Kokëdhimën më shumë se kushdo. Ja se çfarë thotë ndër të tjera lajmi i shkruar për këto zhvillime në gazetën “Shekulli”:
Paqe 'neutrale' për Sirinë – Rusia, Irani dhe Turqia referojnë Rezolutën e OKB-së si dokument bazë
Takimi tripalësh për Sirinë në Astana të Kazakistanit është mbyllur me një deklaratë dhe me hapjen e një procesi diplomatik. Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord që lufta në Siri duhet të marrë fund duke nisur një proces politik të brendshëm, në përputhje me Rezolutën e OKB-së, 2254. Nga kjo pikëpamje, ndonëse takimi ka miratuar krijimin e një “mekanizmi tripalësh për mbështetjen e armëpushimit”, paqen dhe rregullimin e punëve në Siri pas luftës u sugjeron si neutrale dhe jo partizane, duke marrë si bazë një rezolutë të OKB-së.
Karvani i reformave ka ngecur për faj të "qenve" që lehën 20 vjet më parë!
Vazhdon turi i takimeve të kryeministrit fshatrave. Vazhdon po ashtu edhe tregimi i 1001 netëve të aventurave të tranzicionit, për të cilat Edi Rama u flet njerëzve me versionin "sikur" të historisë. Në fakt, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, njerëzit votuan Rilindjen, jo Rikujtimin e asaj që nuk kthehet më. Pastaj, nëse gjërat do të ishin bërë më mirë 20 vjet më parë, kujt do t'i duhej ky reformator?
Heshtje nga LSI për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit
Një hollësi që mund të ketë kuptim, nisur nga trajtimi që disa media i bënë vizitës së John Kerryt në Tiranë. U nënvizua me forcë se sekretari amerikan i Shtetit nuk do të takonte Ilir Metën, që mban detyrën e kryetarit të Kuvendit. Edhe gjatë vizitës së Victoria Nuland, pak muaj më parë u soll në vëmendje ky fakt. E vërteta është se axhenda e një zyrtari kaq të lartë si Kerry, nuk është se mund të lexohet gjithnjë me syzet simbolizuese të koniunkturës politike në Tiranë. Por duhet thënë se sot LSI-ja dhe as Kuvendi, nuk u prononcuan, as e përshëndetën vizitën e Kerryt.