Yee dekreton paraprakisht 18 qershorin: Legjitim edhe nëse do të ketë Votime dhe jo Zgjedhje

Postuar në 15 Maj, 2017 15:41

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka zbardhur qëndrimin e vet dhe të shtetit të vet që lexohet vetëm në një mënyrë: PD-ja të tërhiqet. Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, Yee ka thënë ndër të tjera:

Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë.

SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime e po ashtu edhe reforma në drejtësi, pa votat e opozitës

Të vihet re mesazhi shumë penalizues për opozitën i këtij zyrtari sipas këtij raportimi të Top-Channel(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=355149#k1).

Së pari SHBA e lë në tagrin e kryeministrit të pranojë ose jo paketën McAllister. Dhe së dyti, duke i dhënë vetes të drejta formale që nuk ia jep kush, z. Yee deklaron në paradhënie se procesi do të jetë legjitim. Kjo nuk ka sesi të ndodhë. SHBA qameti do të njohë procesin, i cili në këto kushte nuk mund të përkufizohet si Zgjedhje, por Votime.

Nuk dihet nga buron kjo qasje që thyen çdo aspekt formal, por presidenti I Republikës, nëse ka një gjë të tillë, do të duhet të ketë një reagim. Përndryshe, le të lexojë deklaratat e Ivanovit të Maqedonisë që është ku e ku më rigoroz me detyrën pavarësisht interpretimeve që mësyjnë nga mediat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.