18 qershori

Yee dekreton paraprakisht 18 qershorin: Legjitim edhe nëse do të ketë Votime dhe jo Zgjedhje

Postuar në 15 Maj, 2017 15:41

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka zbardhur qëndrimin e vet dhe të shtetit të vet që lexohet vetëm në një mënyrë: PD-ja të tërhiqet. Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, Yee ka thënë ndër të tjera:

Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë.

A mundet PD-ja të mbajë jashtë zgjedhjeve 600 mijë votues?

Postuar në 15 Maj, 2017 10:18

Vizita e sotme zyrtarit amerikan Yee në Tiranë mund të cilësohet si pika vendimtare për skenarin e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 18 qershorit të Partisë Demokratike. Mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, edhe pse ato mund të mos kenë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në një vend të mësuar me të papritura. Yee thuhet se do të bëjë një përpjekje të radhës për të bindur PD-në të hyjë në zgjedhje, në kushtet kur ajo kërkon largimin e kryeministrit.

18 qershori nuk është histori, por thjesht interes i disave

Postuar në 09 Maj, 2017 12:24

Edhe zgjedhjet e 18 qershorit janë historike. Po të hapësh gazetat apo kronikat e televizioneve, sheh se kështu janë quajur thuajse të gjitha zgjedhjet. Etiketa historike është vënë mbi çdo proces elektoral që është bërë vërtet histori, por për arsye nga më komiket deri te më dramatiket. Por asnjëherë për produktin e tyre. Zgjedhje historike mund të cilësohen vetëm ato të vitit 1992, por për arsye që nuk lidhen me këtë klasë politike.

KQZ-ja miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit

Postuar në 08 Maj, 2017 15:32

Mbetet e paqartë strategjia e opozitës, e cila sot ka kundërshtuar përmes përfaqësuesve të vet në KQZ përmbajtjen e fletës së votimit, ndërkohë që i konsideron zgjedhjet e 18 qershorit si farsë me qeverinë aktuale. Ankimimi në Kolegj e fut procesin politik të protestës në moment delikat, pasi zgjedhjet ose i njeh, ose i konteston. Në fakt PD-ja po ecën në një rrugë që lë shtegun hapur për pjesëmarrje, por përtej 18 qershorit, kur formalisht përfundon mandati i qeverisë aktuale. 

Basha: 18 qershori ka rënë moralisht dhe ligjërisht

Postuar në 05 Maj, 2017 22:13

Fitore të Republikës së Re e quajti Lulzim Basha tërheqjen e kryeministrit nga zgjedhjet në Kavajë. Sipas tij “18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht” dhe kësijoj ultimatumet për afate përtej të cilave Rama nuk do të jetë i disponueshëm nuk vlejnë.

Presidenti: Nuk mund të votoj kur nuk ka alternativë në proces

Postuar në 02 Maj, 2017 08:46

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë në emisionin “Fol me Mua” në Televizionin Publik Shqiptar, përmes të cilës ka përcjellë disa mesazhe dhe qëndrime politike. Nishani ka vlerësuar si kushtetuese dhe legjitime zgjedhjen e Ilir Metës president të vendit, ndërkohë që ka vlerësuar edhe kandidaturën e kreut të LSI-së. Ai ka nënvizuar se nuk përjashton një rikthim në jetën politike të vendit, por duke shmangur pretendimin për një detyrë të re administrative.

Paralajmërohen zhvillime të forta me zgjedhjet e Kavajës: “Mos paguani asnjë taksë pas 18 qershorit”

Postuar në 30 Prill, 2017 14:03

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë thirrje sot që qytetarët të kundërshtojnë fasadën e një shteti që po legjitimon zgjedhje që janë de facto një partiake. Në një fjalë të mbajtur me protestuesit e PD-së, Basha ka paralajmëruar zhvillime në zgjedhjet e 7 majit në Kavajsë duke theksuar se pas 18 qershorit me zgjedhje pa opozitën, lind e drejta që qytetarët të mos paguajnë më taksa.

Rroftë 18 shkurti! Poshtë 18 qershori!

Postuar në 16 Shkurt, 2017 21:31

Qysh i vogël më ka pëlqyer gjumi i mëngjesit dhe gjithmonë e kam pasur të vështirë të zgjohem para mesditës. Ngaqë isha gjumash i madh, nuk më çuan kurrë në kopsht. Më mbante gjyshja në shtëpi. Filloren e fillova dhe e mbarova mbasdite. Ndërsa gjimnazin dhe të lartën për filozofi, i bëra natën. Një vit përpara se të merrja diplomën përhapa fjalë se vuaja nga një sëmundje shumë e rrallë e syve, që me demek “më pengonte shikimin në dritën e ditës” dhe për këtë “mjekët më kishin rekomanduar që të qarkulloja vetëm kur të binte muzgu”...

Subscribe to RSS - 18 qershori