Paqe 'neutrale' për Sirinë – Rusia, Irani dhe Turqia referojnë Rezolutën e OKB-së si dokument bazë

Postuar në 25 Janar, 2017 14:33

Takimi tripalësh për Sirinë në Astana të Kazakistanit është mbyllur me një deklaratë dhe me hapjen e një procesi  diplomatik. Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord që lufta në Siri duhet të marrë fund duke nisur një proces politik të brendshëm, në përputhje me Rezolutën e OKB-së, 2254. Nga kjo pikëpamje, ndonëse takimi ka miratuar krijimin e një “mekanizmi tripalësh për mbështetjen e armëpushimit”, paqen dhe rregullimin e punëve në Siri pas luftës u sugjeron si neutrale dhe jo partizane, duke marrë si bazë një rezolutë të OKB-së.

Më poshtë disa përfundime të bisedimeve në të cilat nuk mori pjesë SHBA:

– Rusia, Turqia dhe Irani shprehën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, si dhe për nisjen e bisedimeve midis qeverisë siriane dhe opozitës së armatosur,

– Moska, Ankaraja dhe Teherani ndanë bindjen se konflikti sirian mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi politik dhe në bazë të Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

– Vendosën të krijojnë një mekanizëm tripalësh për mbështetjen e armëpushimit në Siri,

– Konfirmuan angazhimin për të vazhduar së bashku luftën kundër terrositëve të “Shtetit Islamik” dhe ish-“Frontit Al-Nusra”,

– Theksuan domosdoshmërinë e ndarjes së terroristëve nga grupet opozitare të armatosura në Siri,

– I cilësuan konsultimet në Astana si një platformë efektive dialogu midis qeverisë dhe opozitës siriane,

– Përshëndetën vullnetin e përfaqësuesve të opozitës për të marrë pjesë në raundin e ardhshëm e bisedimeve, i cili do të zhvillohet më 8 shkurt në Gjenevë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.