E tha dhe e bëri!
Tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike njoftoi të enjten në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump, duke e mbajtur premtimin për të mbrojtur interesin e punëtorëve amerikanë të qymyrit dhe industrive të tjera.
Trump ka premtuar një marrëveshje më të mirë se ajo e Parisit, e cila sipas tij është shumë e kushtueshme për SHBA-të, ndërsa Kina sipas tij mund të rrisë emetimet deri në vitin 2030.
Reagimet nga komuniteti ndërkombëtar kanë qenë të ashpra. Rëndësinë e marrëveshjes e kanë theksuar me forcë Kremlini, Kancelarja Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ndërsa zëdhënësi i Vatikanit e ka përshkruar daljen e SHBA-ve nga marrëveshja e klimës si katastrofike.
Ish-Presidenti amerikan Barak Obama theksoi se SHBA refuzoi të ardhmen, ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, deklaroi se "planeti mund të mbështetet tek Europa." Ai e përshkroi si një "gabim fatal" vendimin e qeverisë së amerikane. Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu keqardhjen e saj për tërheqjen amerikane nga Traktati, përmes një vendimi që do të dëmtojë planetin sipas saj.
Tërheqja e sjell SHBA-në në një nivel me Sirinë dhe Nikaraguan, të vetmet vende që nuk marrin pjesë në Marrëveshjen e Parisit. Ky vendim mund të ketë pasoja serioze për zbatimin e marrëveshjes, pasi SHBA-të janë prodhuesi i dytë më i madh i gazrave që shkaktonjë efektin serrë pas Kinës.
Marrëveshja e Klimës, parashikon që rritja e temperaturës deri në fund të shekullit të nuk duhet të kalojë 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Temperatura mesatare globale është rritur tashmë me rreth 0.6 gradë.
Add new comment