Kryeministri i ri i Serbisë. Daciç: Unë nuk i pëlqej Perëndimit

Postuar në 01 Qershor, 2017 09:08

Betimi i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë ka hapur diskutimin për pasuesin e tij në kryeministri. Pak ditë më parë në disa media serbe u përfol mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, por aktualisht është ende shpejt për të folur. Lidhur me këtë çështje, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, aleat me Vuçiç, është shprehur se mundësia që ai të jetë kryeministër është shumë e vogël.

“Unë nuk jam i pëlqyer për perëndimin”, tha Daçiç. Vetë Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i ri do të jetë dikush nga progresistët, partia e tij, që të mos jetë figurë e njëanshme. Por Vuçiç nuk ka përjashtuar as Daçiç, që aktualisht ka mandatin e kryeministrit në detyrë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.