Shpipëri Hesapi

Tirana nuk ndalet. Sot u hoqën katër viza të bardha në sheshin "Wilson"

Postuar në 26 Gusht, 2018 14:24

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka gjetur sot një punë të mbyllur si për ditë të diel. Dy kalime me vija të bardha në sheshin “Wilson” për t’i pakeuar me fotografi nga kënde të ndryshme dhe për t’i shitur si transformim. Tirana tanimë vuan obsesionet dhe ankthin e këtij njeriu, ankthin nga largimi nga vëmendja mediatike, nga rrugët që shqepen përditë për t’u rishtruar, nga trotuare të cilëve u hiqen pllakat, me hapje korsish biçikletash të panevojshme dhe me një politikë parkimi që nuk u kërkua nga kush.

Marshi i LSI-së në Jal: Saje Qorri ku je ti, Edi Rama të shiti ty!(video)

Postuar në 25 Gusht, 2018 14:09

Të rinjtë e LSI-së janë angazhuar për të rrëzuar qeverinë. Mediat përcjellin një video ku shihen adoleshentë që betohen nën thirrje me tone luftarake kundër qevrisë. Në një rreshtim ushtarak, por të veshur me rroba mbrëmjeje, këta të rinj I betohen për “luftë” “Burrneshës”, mesa duket zonjës Kryemadhi.

Nuk dihet nëse është takim humoristik, apo LSI-ja është inatosur vërtet, por duhet thënë se kjo vetëm normale nuk duket.

Propagandimi i qepur trashë i një konspiracioni kundër socialistëve shqiptarë

Postuar në 25 Gusht, 2018 00:47

Nëse në Shqipëri qeverisin socialistët, atëherë pas çdo gjëje që ndodh për mungesë përgjegjshmërie apo aftësie, ka një shpjegim konspiracionist.

Nëse akuzohet qeveria apo edhe kritikohet, gazetarët janë të paguar, apo fundja gazetarë janë, aq dinë.

Nëse publikohen raporte dhe fakte, ato mbulohen me heshtje derisa për to të prononcohet PD-ja dhe sidomos Berisha, që mandej të fillojë dueli i njohur i akuzave ndaj tij për të shmangur vëmendjen.

Plaga e pronave në bregdet, banorë të Nivicës thyejnë rrethimin e plazhit të Kakomesë

Postuar në 12 Gusht, 2018 15:58

Banorë të fshatit Nivicë kanë thyer rrethimin e plazhit të Kakomesë për të hyrë brenda tij. Sipas raportimeve të Saranda Web, banorët e konsiderojnë atë pronë të tyre dhe nuk njohin prezencën e subjekteve private aty. Ata janë ndaluar nga forcat e rendit për të shkuar drejt plazhit. 

 

Haberi i bazës së NATO-s në Kuçovë/Projekti me turqit daton të paktën para vitit 2014

Postuar në 07 Gusht, 2018 01:53

Në Shqipëri do të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Madje vendimin për këtë gjë e paska marrë Këshilli i Atlantikut. 

Me këto fjalë në Facebook, kryeministri Edi Rama u bë i gjallë si lajm, në po atë ditë, kur në Kosovë Hashim Thaçi frynte zjarrin e tensioneve duke propozuar korrigjim kufijsh me Serbinë.

Kur drejtori i Komunales flet për Teatrin dhe harron Kullat

Postuar në 05 Gusht, 2018 16:42

Përsërit se diçka do të mbetet. Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka bërë të vetën këtë aksiomë edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Zoti Veliaj flet për amanete aktorësh, por nuk di të thotë cilat janë ato, u janë shkruar dhe kujt i janë lënë?

Gallatë ka, por edhe palaçot nuk mungojnë

Postuar në 31 Korrik, 2018 15:35

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar Prokurorin Dritan Reshka. Arsyeja e shkarkimit nga Prokuroria e Tiranës është mosjustifikimi i pasurisë. Situata me Reshkën është ironike, pasi ai njihet si specialist në çështjet e krimit financiar dhe pastrimin e parave.

Me këtë rast, po përcjellim dy pasazhe për prokurorin në fjalë; i pari nga faqja online, reformanedrejtesi.al, në të cilën Reshka lavdërohet si njeri shumë i kualifikuar dhe ka qenë një ndër ekspertët e fazës së parë të reformës.

Bashkia e Tiranës përmbyti veten?!

Postuar në 29 Korrik, 2018 13:12

Bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje për atë çfarë shkaktoi përmbytjen në godinën e saj në 23 qershor të këtij viti. Shirat e rreth një muaji më parë, sollën dëme të mëdha në katin e parë të Bashkisë,  duke dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe bibliotekës. Por, edhe pse korridoret katit të parë u përmbytën dhe përbaltën krejtësisht, duket se Bashkia e Tiranës nuk kërkoi asnjëherë ligjërisht arsyen se pse erdhi kjo përmbytje.

Spital i ri në Sarandë? Ministrja nuk sqaron ku do gjenden mjekët

Postuar në 26 Korrik, 2018 12:44

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon sot në profilin e vet në Tëitter lajmin se investimet në spitalin e Sarandës janë duke shkuar drejt fundit.

Drejt përfundimit spitali modern i Sarandës, materniteti dhe pajisja me aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë. Për herë të parë edhe pistë helikopteri

njofton ministrja.

Shiu i korrikut përmbyt Spitalin e Shkodrës. Ministrja deklaroi 5 mln euro investime!!!

Postuar në 23 Korrik, 2018 18:12

Sot Top-Channel raportonte me plane video përmbytjen nga shiu të spitalit të Shkodrës. Televizioni në fjalë raporton se bëhet fjalë për Spitalin Rajonal të Shkodrës, në të cilin përmbytja duket se vjen edhe nga katet e sipërme që provon për një situatë jo të mirë.

Kjo gjendje është disi e pakuptueshme kur në maj të vitit të shkuar, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaronte(video e dytë) në prani të kryeministrit Edi Rama se në tre vitet e fundit në këtë spital janë investuar 5 milionë euro.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi