Bashkia e Tiranës përmbyti veten?!

Postuar në 29 Korrik, 2018 13:12

Bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje për atë çfarë shkaktoi përmbytjen në godinën e saj në 23 qershor të këtij viti. Shirat e rreth një muaji më parë, sollën dëme të mëdha në katin e parë të Bashkisë,  duke dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe bibliotekës. Por, edhe pse korridoret katit të parë u përmbytën dhe përbaltën krejtësisht, duket se Bashkia e Tiranës nuk kërkoi asnjëherë ligjërisht arsyen se pse erdhi kjo përmbytje.

"Përmbytjet në godinën e Bashkisë së Tiranës kanë ardhur për arsye të punimeve që po bëhen në xhaminë e Tiranës. Nëse në Bibliotekën Kombëtare ka ardhur përmbytja për shkak të ujërave nëntokësorë nuk ka ndodhur kështu me Bashkinë. Në Bashki ka qenë një vrimë atje ngjitur me xhaminë dhe kur kanë filluar punimet e kanë hapur atë vrimë. Ujërat sipërfaqësore kanë gjetur kanalin, kanë hyrë atje dhe janë futur në Bashki", deklaroi Agron Hysenlliu, drejtori i Institutit të Ndërtimit.

Ajo që mund të themi është se, pavarësisht bisedave nën zë apo jashtë kamerës, askush nuk ka folur ende për të dhënë një prononcim publik dhe zyrtar për atë çfarë solli përmbytjen në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, restaurimi i xhamisë së Et’hem Beut, që është ngjitur me Bashkinë e Tiranës është një projekt i mbështetur nga vetë qeveria, në kuadër të projektit “Rrugët e besimit”, që parashikon restaurimin e 5 xhamive monumente kulture.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.