xhamia e ethem beut
Nuk e ka shkelur ende një kryeministër
Diplomati dhe publicist Shaban Murati bën këtë vëzhgim në profilin e vet në Facebook:
Duket se ka një lloj animoziteti për sjelljen e elitës politike në Tiranë që e barazon qasjen filoperëndimore me një lloj negacioni të Islamit si fe e shumicës. Nuk kemi pse të analizojmë premisat e z. Murati, vëzhgimi vë në dukje një të ëvrtertë: aderimi gjoja kulturor në kristianizëm është po aq ekzibicionizëm snobësh sa edhe iftarët kryeministrorë.
Bashkia e Tiranës përmbyti veten?!
Bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje për atë çfarë shkaktoi përmbytjen në godinën e saj në 23 qershor të këtij viti. Shirat e rreth një muaji më parë, sollën dëme të mëdha në katin e parë të Bashkisë, duke dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe bibliotekës. Por, edhe pse korridoret katit të parë u përmbytën dhe përbaltën krejtësisht, duket se Bashkia e Tiranës nuk kërkoi asnjëherë ligjërisht arsyen se pse erdhi kjo përmbytje.