Politikë

Ka diplomatë grekë që mendojnë se shqiptarët dhe grekët janë dy popuj vëllezër

Postuar në 29 Janar, 2016 12:02

Shqipëria dhe Greqia po kalojnë vitet e fundit një krizë në marrëdhëniet mes tyre, sidomos pas vitit 2009 kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen për kufirin detar. Qeveria socialiste erdhi në pushtet me proklamimin e reciprocitetit në marrëdhënie me fqinjët, çka mbajti në tension konstat marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për Sekretarin e Pergjithshem të Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Jorgos Cipras fërkimet mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare”.

PS-ja ka më në fund një alternativë reale përballë Edi Ramës për garën për kryetar

Postuar në 29 Janar, 2016 00:18

Ben Blushi ka folur dje në mbrëmje në “Top-Story” për situatën kritike ku ndodhet Partia Socialiste, demokracia e saj e brendshme, kuptimi i garës politike brenda saj si dhe raporti me zgjedhësit. Ai ka përsëritur akuzat e njohura të tij për Edi Ramën, që përcaktohet këtu si njeriu që ka kthyer në model qeverisjeje dhe dominimi aleancën me banditë dhe me transformimin e PS-së në një strehë për njerëz që po e shkatërrojnë hierarkinë e vlerave të trashëguara në të.

I vetmi që mbron konçesionin e skanimit në Dogana

Postuar në 28 Janar, 2016 15:14

Sot në parlament janë zhvilluar disa debate për çështjen e shumëpërfolur të konçesioneve. Kryeministri Edi Rama ka listuar serinë e konçesioneve të firmosura nga qeveria e Partisë Demokratike duke i cilësuar ato si skandaloze. Konçesioni i pullave fiskale, konçesionet në portin e Durrësit, ku janë në konflikt subjektet, konçesionet e hidrocentraleve, konçesioni markimit, si dhe konçesioni i skanimit në dogana, kanë qenë tema e fjalës së Edi Ramës. Këto janë tema që janë trajtruar në media, por për të cilat asnjëherë deri më sot Partia Demokratike, nuk ka folur.

Kritikat e Ramës për ministrat: Dilni në media dhe mbroni sukseset

Postuar në 28 Janar, 2016 10:00

Kur po mbushet afro 1 vit nga letra që kryeministri Rama u dërgoi ministrave për arrogancën që po shfaqnin në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe qytetarët kreu i qeverisë tani është i pakënaqur me mënyrën sesi ministrat prezantojnë punët e qeverisë në publik. Në mbledhjen e së martës në mbrëmje, ku kreu i qeverisë ka kërkuar që puna e çdo ministri të bëhet më e dukshme, që publiku të njihet më mirë me sukseset e ministrive, por në të njëjtën kohë t’u jepet përgjigje edhe akuzave që vijnë nga eksponentë të opozitës.

Erë ndryshimesh në qeveri

Postuar në 27 Janar, 2016 12:14

Përballë kritikave brenda partisë dhe presionit politik të aleatit të tij kryeministri Rama duket se do të riformatojë kabinetin e tij qeveritar. Lapsi.al raporton për një mbledhje urgjente mbrëmjen e së martës të kreut të qëverisë me ministrat e tij, ku ka paralajmëruar ndryshime ministrash. Sipas të njëjtave burimeve kryeministri u ka deklaruar se shumë shpejt disa prej tyre do të duhet të largohen dhe t'i hapin rrugë ndryshimeve.

Shkarkimet me biografi politike, protestë para bashkisë së Tiranës

Postuar në 27 Janar, 2016 11:50

Rreth 100 ish-punonjës kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, me pankarta në duar i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që ti rikthejë në punë, pasi shkarkimi i tyre është bërë me pa motivacione. “O Erion, dil, zbrit e jepi llogari të pushuarve nga puna. Janë qytetarët e tu që kërkojnë të drejtat. Zbrit e mos u fshi, jep llogari. Na trego vendimet, na ktheni në punë”, kështu i është drejtuar me megafon një nga protestuesit. Para pak kohësh u shkarkuan rreth 600 punonjës nga UKT-ja. “Nuk mundeshit të ishim të gjithë sot këtu. Protestojmë për heqjen tonë të paligjshme nga puna.

Hetim zyrtar për falsifikatorët e Bashkisë, Veliaj mbrojtës i një vepre penale?

Postuar në 26 Janar, 2016 23:28

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj janë zyrtarisht objekt i një hetimi për një vepër penale që ka konsumuar aparati drejtues i policisë bashkiake, me aprovimin e eprorëve. Prokuroia pritet të thërrasë për të pyetur disa zyrtarë te bashkisë pas konfirmimit se shkrimi në gjobën që bashkia e Tiranës i vuri Partisë Demokratike per protesten e 8 dhjetorit ishte i falsifikuar.

“PS-ja ka nevojë për një platformë alternative”

Postuar në 26 Janar, 2016 20:35

Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahet më 19 mars të këtij viti, pritet të jetë i ndezur dhe nuk do të kalojë fjollë. Situata aktuale, dy vjet e gjysmë qeverisje do të marrin një trajtim politik në një  kongres që do të duhet të hapë debatin për atë që po ndodh. Kjo është veçse nuhatja nga ajo që ndodh, pasi nuk është çudi edhe një heshtje totale. Edi Rama, si kryeministër dhe kryetar partie, ka të paktën një kundërshtar që flet publikisht për zbatimin e rregullave.

SHBA monitoron procesin e reformës zgjedhore

Postuar në 26 Janar, 2016 13:01

Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbikëqyrjen e procesit të reformës zgjedhore. Ambasadori Amerikan, Donald Lu ka folur sot në tryezën e thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë për reformën zgjedhore. Pasi falënderoi Bashën, Ramën dhe Metën që ishin prezentë në këtë tryeze, Lu foli për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Ndryshe nga kryeministri, Lu vlerësoi punën e vëzhguesve vullnetarë, ndërsa tha se në këto zgjedhje kishte kandidatë të inkriminuar, militantë dhe gangsterë që u munduan ta prishnin procesin.

Krisje e thellë brenda PS-së. Rishfaqet Ben Blushi me nekrologjinë e Rilindjes. Një zgjidhje, ndryshimet në qeveri

Postuar në 25 Janar, 2016 14:42

Një protestë e zhvilluar para Partisë Socialiste nga disa anëyarë të saj po zbulohet si një lloj intrige që synon të parandalojë zhvillimet e afërta në Kongresin e saj. Asnjë prej zërave “të njohur” nuk kanë folur, përveç disidentit të fjalës, deputetit Ben Blushi. “PS është në një moment kritik. Koalicioni nuk është stabël, ekonomia është keq, papunësia është rritur. Ai është i vetmi kryetar partie në botë që ka një mandat 7-vjeçar. Po shkon drejt një mandati të përjetshëm. Edhe në kohën e PPSH, mandatet ishin të kufizuara. Nuk ka ardhur koha që ta japim PS-në me koncesion.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë