Erë ndryshimesh në qeveri

Postuar në 27 Janar, 2016 12:14

Përballë kritikave brenda partisë dhe presionit politik të aleatit të tij kryeministri Rama duket se do të riformatojë kabinetin e tij qeveritar. Lapsi.al raporton për një mbledhje urgjente mbrëmjen e së martës të kreut të qëverisë me ministrat e tij, ku ka paralajmëruar ndryshime ministrash. Sipas të njëjtave burimeve kryeministri u ka deklaruar se shumë shpejt disa prej tyre do të duhet të largohen dhe t'i hapin rrugë ndryshimeve.
Mbledhja e mbrëmshme, është e dyta në harkun kohor të një jave, ku kryeministri ka paralajmëruar me një gjuhë të ashpër se do të ketë shumë shpejt ndryshime të ministrave. Herën e parë, më 20 janar, mbledhja u zhvillua në selinë e kryeministrisë dhe ajo i parapriu darkës së shumëpërfolur Rama- Meta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.