ministra
A varet fati i Shqipërisë nga gishti dhe trendi i LSI-së?
Mes LSI dhe PS ka nisur një lojë deklaratash dhe kundërdeklaratsh pas divorcit publik të paktën sa i përket reformës në drejtësi, ku partia e Ilir Metës doli kundër variantit të qeverisë dhe mbështeti kauzën e opozitës. Përflitet se dy partnerët në koalicion kalojnë ditë të vështira, por qëndrojnë formalisht në pushtet për të mos humbur pozitat. Në këtë kontekst marrin kuptim edhe deklaratat nga të dyja krahët për pakënaqësi ndaj njërës-apo tjetrës palë.
Artur Zheji: Janë dy video me dy ministra. Një këtu në Shqipëri, njëra jashtë. 2 milionë euro janë hedhur për të bllokuar njërën
Artur Zheji, opinionist, ka deklaruar në studion e “Opinion” se qarkullojnë aktualisht dy video me material erotik për dy ministra. “Njëra është në një ministri këtu në Tiranë, kurse tjetra është jashtë. Mentor Kikia i Top-Channel ka sjellë disa frame për 360gradë. Flitet se një nga personat e përfshirë ka hedhur 2 milionë dollarë për ta bllokuar videon e tij”, tha Zheji.
Erë ndryshimesh në qeveri
Përballë kritikave brenda partisë dhe presionit politik të aleatit të tij kryeministri Rama duket se do të riformatojë kabinetin e tij qeveritar. Lapsi.al raporton për një mbledhje urgjente mbrëmjen e së martës të kreut të qëverisë me ministrat e tij, ku ka paralajmëruar ndryshime ministrash. Sipas të njëjtave burimeve kryeministri u ka deklaruar se shumë shpejt disa prej tyre do të duhet të largohen dhe t'i hapin rrugë ndryshimeve.
"Hajdutë që nuk duan të fusin paraardhësin në burg...Sali Berishën e fut në burg vetëm Sali Berisha”
Mero Baze shkruan sot në gazetën “Tema” mbi debatin e fundit mbi skandalin e CEZ. Çështja është bërë aq e rrëmujshme me publikim dokumentesh, saqë nuk merret më vesh gjë. E sigurtë është se aty mban era hajdutëri, ndonëse roli i pretenduar i Ilir Metës, po ngjan më pak i dokumentuari. Por kjo nuk ka rëndësi. Baze tërheq vëmendjen te një fakt tjetër: pse socialistët nuk angazhohen për të goditur korrupsionin e qeverisë Berisha?
Prokuroria bie në gjurmët e parave të fshehura të tre deputetëve dhe dy ish-ministrave
Sipas të dhënave të KLSH dhe raporteve ndërkombëtare, pushtetarët në Shqipëri vjedhin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa miliona të tjera burojnë nga ryshfeti, skemat e korrupsionit, lidhjet me krimin etj. Megjithatë, është një zyrtar i rangut të lartë i cili nuk është dënuar deri më sot. Por, kësaj kulture duket se po i vjen fundi. Gazeta “Sot”, shkruan se një grup prokurorësh janë angazhuar për hapjen dhe verifikimin e disa dosjeve të pasurisë, për llogari të disa ish-ministrave, ish-deputetëve dhe deputetëve.