"Hajdutë që nuk duan të fusin paraardhësin në burg...Sali Berishën e fut në burg vetëm Sali Berisha”

Postuar në 10 Shtator, 2015 20:49

Mero Baze shkruan sot në gazetën “Tema” mbi debatin e fundit mbi skandalin e CEZ. Çështja është bërë aq e rrëmujshme me publikim dokumentesh, saqë nuk merret më vesh gjë. E sigurtë është se aty mban era hajdutëri, ndonëse roli i pretenduar i Ilir Metës, po ngjan më pak i dokumentuari. Por kjo nuk ka rëndësi. Baze tërheq vëmendjen te një fakt tjetër: pse socialistët nuk angazhohen për të goditur korrupsionin e qeverisë Berisha? “Por ajo që më bën përshtypje në këtë histori, është qasja që socialistët kanë ndaj korrupsionit të Berishës...Socialistët, të cilët kanë dy vite në pushtet i kanë këto shkresa në tavolina, i shikojnë, ndoshta fërkojnë duart dhe vazhdojnë bëjnë ndonjë lekë. Nëse në këtë histori nuk do të kishte marrë kot opozita dhe ta kthente në betejë politike, pavarësisht se tani del e gjitha kundër saj, ne nuk do kishim asnjë debat për këtë çështje. Dhe ky është problemi kryesor që socialistët kanë me korrupsionin e Sali Berishës. Ata nuk kanë prekur asnjë koncesion të Sali Berishës, nuk kanë shfletuar letrat e asnjë tenderi, për të cilët ka të dhëna dhe publike që kanë qenë korruptivë, nuk kanë hetuar personalisht asnjë nga aferat e mëdha politike dhe kriminale që kanë shoqëruar qeverisjen e Berishës dhe pastaj kur gjenden keq bërtasin korridoreve që duhet arrestuar Sali Berisha. Paaftësia e socialistëve në këtë pikë është aq dëshpëruese, sa e vetmja mënyrë për t’i justifikuar është t’i quash hajdutë që nuk duan të dënojnë parardhësin. Është më mirë t’i quash kështu, sesa budallenjë dhe të paaftë. Edhe në këtë rast u provua se i vetmi njeri që mund ta çojë në burg Sali Berishën është vet Sali Berisha, se po të jetë për socialistët nuk lëviz njeri gishtin”. Tani pyetja që bëhet nuk është a është e vërtetë kjo apo jo, se këtë e di i madh e i vogël, por a mos vallë me këto epitete fyhen socialistët, sidomos Rilindjotët që thotë Ristani? Gjasat janë që po, pasi nuk është në etosin e PS-së zhvatja e pasurisë publike dhe sidomos ky komunkim me akuza. Ndaj le t’ia lëmë Berishën Berishës.

Comments

Submitted by ecc (not verified) on

Kjo po qe eshte logjike korrekte!! Komentova sot po ketu tek respublica nje kendveshtrim-koment per associacionin vjedhje-ndeshkim-burg ne te cilen thoja se autori ishte gabim ne logjiken e tij. Nuk e di se kush e ka shkruar komentin e mesiperm, por kesaj rradhe eshte krejt korrekt ne ato qe shkruan. Po! Socialistet jane edhe te paafte, edhe nuk duan te ndeshkojne korrupsionin! Sepse kane te njejten mendesi si ajo e Berishes dhe PD-se. Mjafton te shohesh Taulant Ballen kur del dhe flet. Cdo gje qe thote ne raport me qeverisjen e PD-se dhe drejtuesit e saj, e artikulon per presion! Dmth, per tu thene "rrini urte, se ju kam ne dore!" Por vetem kaq ama! Keshtuqe gjithe gjerat qe duhen ndeshkuar, dhe per te cilat duhet hetuar, mbeten, zhvleftesohen, minimizohen ne rendesine e tyre duke u perdorur si cumcakiz! vetem tek ne ndodh kjo! Ne demokracite e avancuara, as qe mund te shkohet neper mend, le me te pranohet dhe ushtrohet si praktike, arikulimi i akuzave thjesht per show mediatik! Ne Amerike, nese del qofte edhe nje fjale per nje politikan, nga njera ane ai jep doreheqejn, nga ana tjeter drejtesia vihet ne levizje per te sqaruar pozicionin dhe pastertine e personit te lidhur me nje veprim apo aktivitet te dyshimte! Ndersa ne, kemi KARAGJOZE!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.