hajdute
Këta japin drejtësi në Shqipëri(foto)
Këto fotografi janë realizuar nga ekipi i “Fiks Fare” dhe tregojnë disa gjyqtarë që sot merrnin pjesë në punimet e Konferencës Gjyqësore. Veshje mijëra euro, ora të shtrenjta, luks dhe salltanete të disa rrogëtarëve të veçantë të shtetit shqiptar.
http://www.gazetatema.net/web/2015/12/14/fotokjo-eshte-salla-me-njerezit...
Spartak Ngjela sugjerim për amerikanët: Embargo qeverisë së Edi Ramës
Spartak Ngjela gjuan edhe një herë. Nuk dihet sa funksionon apo sa ndikim ka, por qasja e tij kundër Edi Ramës, po bashkohet me qasjen antisistem. Për ish-aleatin e ngushtë të Edi Ramës, Perëndimi është një destinacion i panegociueshëm për shqiptarët, të cilët duhet të mbajnë parasysh se kjo mazhorancë mund t’i çojë edhe drejt Moskës apo Pekinit. Ndaj Ngjela sugjeron embargo: “Ne sot humbasim 3 miliardë Euro ndihma strukturuese në vit; sepse kryeministri shqiptar, kjo maxhorancë dhe vëtë opozita, nuk e duan reformën në drejtësi.
Një aleancë politike që po shkon në Drejtimin e Duhur
Një ditë pasi në “Opinion” u lajmërua se do shfaqet nesër një video e një personi, të konsideruar kyç për çështjen e CEZ dhe që parashikohet të vërë në qendër Ilir Metën, mediat kanë zbardhur emrin e tij. Elvis Mataj, ish-drejtor Ekzekutiv i DIA-s, kompanisë së drejtuar nga Kastriot Ismailaj. Mataj është një njeri, dikur i afërt me Ilir Metën dhe ky fakt përcillet me idenë se lidhja Ismailaj-Meta është ekskluzive dhe përcaktuese në kontratën e kësaj kompanie me CEZ.
"Mos më pyesni si bëra milionin e parë...”
Prezenca e OSBE-së ka përsëritur edhe njëherë se materiali i publikuar në media, ku flitet për lidhjet e politikanëve kryesorë, nuk përfaqëson medimin e saj dhe se marrëdhëniet me institucionet shqiptare janë shumë të mira.
"Hajdutë që nuk duan të fusin paraardhësin në burg...Sali Berishën e fut në burg vetëm Sali Berisha”
Mero Baze shkruan sot në gazetën “Tema” mbi debatin e fundit mbi skandalin e CEZ. Çështja është bërë aq e rrëmujshme me publikim dokumentesh, saqë nuk merret më vesh gjë. E sigurtë është se aty mban era hajdutëri, ndonëse roli i pretenduar i Ilir Metës, po ngjan më pak i dokumentuari. Por kjo nuk ka rëndësi. Baze tërheq vëmendjen te një fakt tjetër: pse socialistët nuk angazhohen për të goditur korrupsionin e qeverisë Berisha?