SHBA monitoron procesin e reformës zgjedhore
Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbikëqyrjen e procesit të reformës zgjedhore. Ambasadori Amerikan, Donald Lu ka folur sot në tryezën e thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë për reformën zgjedhore. Pasi falënderoi Bashën, Ramën dhe Metën që ishin prezentë në këtë tryeze, Lu foli për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Ndryshe nga kryeministri, Lu vlerësoi punën e vëzhguesve vullnetarë, ndërsa tha se në këto zgjedhje kishte kandidatë të inkriminuar, militantë dhe gangsterë që u munduan ta prishnin procesin. “Kur vizitova qendrat vendore në verën e kaluar u inatosa kur pashë militantët e partive politike që mundoheshin të minonin punën e tyre në qendra të votimit. Disa ambasadorë panë gangsterë që kërkonin të frikësonin votuesit dhe panë edhe blerje të votës dhe votimeve në grup. Sikurse e dimë patëm edhe kandidatë të kriminalizuar. Abuzimet zgjedhore janë atentat ndaj demokracisë shqiptare”, vijoi më tej Ambasadori Lu.
Add new comment