Politikë
Një qeveri, dy axhenda. LSI propozon krijimin e PostBankës. Bie ideja për shërbimin bankar të pensioneve
Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Shekulli” ku përsërit qëndrimin e tij të muajit dhjetor për shpërndarjen e pensioneve. Lazimi, një zyrtar i ardhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sqaruar disi më hollësisht se cilat janë masat që do të marrë Posta në mënyrë që të shmangen radhët e gjata.
Shehi: Refuzova Ramën për t'u bërë nënkryetar bashkie, referendumi shpërdorim demokracie për shqiptarët
Në një deklaratë për mediat, paraditen e së shtunës, Dashamir Shehi shprehet se “Kushtetuta e Shqipërisë do të deformohet nga reforma në drejtësi dhe mënyra se si ajo do të përshtatet në të”.
Sipas tij, palët politike po e shohin këtë reformë si pazar, jo si ndëhyrje për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Ndërsa, lidhur me propozimet e Komisionit të Venecias, Shehi tha në mënyrë të figurshme se gondola veneciane ka shumë mundësi të mbytet në lumenjtë e rrëmbyer të Shqipërisë”.
Korrupsioni i Ilir Beqjas, axhendë ditore e opozitës
Opozita vazhdon të denoncojë ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për korrupsion dhe konflikt të pastër interesi në kryerjen e detyrës. Ajo e lidh ndikimin e ministrit me përfitimet e kompanisë INTECH plus ku ai ka qenë aksioner.
"Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.
Fajin e ka populli! “Mbiprodhim cinizmi dhe energjish negative”. “Bëhuni me LSI-në, të shikoni të ardhmen”
Kryeministri ka shpërndarë në profilin e vet një material video një minutëshe, ku flasin 10 nga studentët e ekselencës që u bënë sot anëtarë të Partisë Socialiste. Besoj se do të bien dakord të gjithë që kur dëgjon këta të rinj, që teorikisht sapo kanë nisur jetën dhe të kuptojnë shumëçka, të flasin për idealizëm të partisë, për përfshirje në politikë, sepse “më të mirët punojnë me më të mirët”, etj., jemi përpara një montimi shumë të trashë. I denjë për fushatën elektorale të vitit 2013 dhe praktikën e kasetave që e promovoi në media, të cilën e shan kaq shumë, Edi Rama dora vetë.
Rishfaqet Bojaxhi me një thirrje për veprim
Gjergj Bojaxhi është rishfaqur sërish me një thirrje për veprim politik. Kësaj radhe për të fituar sicc thotë ai. “Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tone dita-ditës.
Juristët Ristani e Basha, kodra pas bregut për referendumin
Sot në debatin për reformën në drejtësi, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i është përgjigjur qëndrimit të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, për idenë e referendumit për reformën në drejtësi. Sipas tij, kjo gjë është e pamundur, pasi në referendum duhet të marrin pjesë jo më pak se 2 milionë e ca votues. “Ju e dini se në zgjedhjet tona marrin pjesë vetem 1 milion e gjysmë zgjedhës dhe këto idetë e referendumit janë maskime dhe ballo me maska,” tha Ristani.
Ministria e Mbrojtjes përballon e vetme emergjencat e përmbytjeve
Ministria e Mbrojtjes po përballon thuajse e vetme riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, duke mbuluar edhe frontin e lënë bosh nga Drejtoria e Emergjencave Civile që sipas banorëve është shfaqur fare pak në zonat e përmbytura. Ministrja Kodheli inaguroi ndërtimin e urës së fshatit Gjorgoz pas shëmbjes së kësaj të fundit nga vërshimi i lumit Gjanica tetorin e kaluar.
Studentë ekselence/Para diplomës marrin një teser partie
“Nje grup i madh studentesh te ekselences moren karten e anetaresise ne PS sot ne pervjetorin e Fressh:-) Flm e mirenjohje per inkurajimin”.
Ky është statusi në profilin e vet në “Facebook” i kryeministrit Edi Rama. Lajmi na thotë se ata që vlerësohen si studentët më të mirë, që nga sot janë bërë me një teser partie në xhep. Kanë marrë teserën e partisë që është në pushtet, të një partie që bashkë me të tjerat është gjeneratori i kalbëzimit që ka prekur shoqërinë.
Aleksandër Meksi: Rama thotë se po qeveris si i majtë, ndryshimi i kushtetutës bëhet me gjithëpërfshirje
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku ka folur për prapaskenat e ngjarjeve të vitit ’97 dhe problemin që lindi nga firmat piramidale.
Meksi ka rrëfyer edhe çështjen e hapjes së dosjeve, ndikimin e agjenturave të huaja në Shqipëri. Po ashtu ai e ka quajtur si fatkeqësi faktin që Kryeministri Rama nuk është takuar asnjëherë me kreun e opozitës, Basha, në dy vite e gjysmë qeverisje.
Unioni i Prokurorëve kundër Komisionit për Vlerësimin e Pasurisë
Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
Sipas tyre një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm).