Shehi: Refuzova Ramën për t'u bërë nënkryetar bashkie, referendumi shpërdorim demokracie për shqiptarët
Në një deklaratë për mediat, paraditen e së shtunës, Dashamir Shehi shprehet se “Kushtetuta e Shqipërisë do të deformohet nga reforma në drejtësi dhe mënyra se si ajo do të përshtatet në të”.
Sipas tij, palët politike po e shohin këtë reformë si pazar, jo si ndëhyrje për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Ndërsa, lidhur me propozimet e Komisionit të Venecias, Shehi tha në mënyrë të figurshme se gondola veneciane ka shumë mundësi të mbytet në lumenjtë e rrëmbyer të Shqipërisë”.
Kryetari i LSHK-së, Shehi theksoi se është logjike që në krye të institucioneve të drejtësisë të vendosen njerëz që kanë pëlqimin e të gjitha forcave politike dhe se nuk beson se në përfundim të reformës në drejtësi, nuk do të ketë sërish burgosje të peshqve të mëdhenj.
“Referendumi do të ishte një shpërdorim demokracie, pasi shqiptarët do të konfuzoheshin shumë për atë që do të votonin”, tha Shehi duke vijuar se “ka refuzuar Ramën kur i kërkoi të vihej nënkryetar Bashkie në Tiranë”, ndërsa pranoi se koha e Berishës ka mbaruar, e se ai duhet të largohet.“Duke ia njohur meritat. Basha të marrë me kohë të plotë drejtimin e PD”, tha ai.
Add new comment