Shehi

Pas derës së Ramës

Postuar në 24 Tetor, 2019 18:36

Politika i është futur punës me kokë për të bërë detyrat e shtëpisë që ka u ka lënë në tavolinë “zyshë” Merkeli me shpresën e një pikëtakimi që mban në lojë të dyja palët, të diskretituara sipas mënyrës së tyre.

"S’ka nevojë për përplasje në 30 qershor, mjafton bojkotimi”

Postuar në 07 Qershor, 2019 16:38

Basti i opozitës për 30 qershorin nuk është forca me të cilën ajo do të përpiqet të ndalë zhvillimin e tyre, por sipas Dashamir Shehit bojkoti i procesit nga shqiptarët. Ai thotë se më shumë sesa përplasja rëndësi ka deligjitimimi i tyre në nivel të pjesëmarrjes në zgjedhje. Kjo sipas Shehit është dhe kundërshtia që ai ka me Lulzim Bashën.

"4 gabimet madhore të Bashës në opozitë"

Postuar në 28 Qershor, 2017 11:08

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkut e Tiranës bëri një analizë të shkurtër të humbjes së opozitës në zgjedhje. Sipas tij, pamvarësisht përdorimit të parave në zgjedhje dhe praktikave të tjera të pushtetit që ndikuan tek vota, humbja erdhi për arsye të tjera që lidhen me mënyrën sesi PD bëri opozitë në 4 vjet.

Fiasko me drejtoreshën e AMF-së, propozohet shkarkimi

Postuar në 02 Mars, 2017 18:28

Komisioni i Ekonomisë propozoi shkarkimin e drejtores ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, një emërim që bëri vetë para dy vitesh. Propozimi për shkarkimin e Enkeleda Shehit ka ardhur fillimisht  nga bordi i autoritetit, por e ftuar për të raportuar, znj Shehi e ka konsideruar seancën një sallë gjyqi diktatorial.

Karagjozllëku i AMF-së/Deklaroi se çmimet e sigurimeve i vendos tregu, se do të analizonte, kurse sot kërkon nga kompanitë anullimin e rritjes

Postuar në 30 Gusht, 2016 18:01

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve të anulojnë vendimin për rritjen e tarifave të sigurimit për automjetet. Ky është qëndrimi i tretë i kësaj agjencie, pasi ditën e parë u dol me qëndrimin se tregu vetërregullohet. Mandej Autoriteti deklaroi se do të analizonte atë që po ndodhte dhe sot del me kërkesën për ulje.

Bojkoti i PD-së thyhet që pa nisur. “Do jem në Parlament, pavarësisht vendimit që do të merret”

Postuar në 06 Mars, 2016 11:18

Deputeti i Partisë Demokratike, kryetar i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka dhënë sot një intervistë gazetës “Shekulli” ku ka folur edhe për idenë e bojkotit të Parlamentit që është hedhur së fundmi. Shehi pranon se ka shumë presion brenda Grupit Parlamentar për të kaluar në politikën e bojkotot, por që siç shprehet ai, personalisht nuk do ta ndjekë këtë vijë. “Sigurisht që do të jem në Parlament, pavarësisht se çfarë vendos PD-ja. Por deri të enjten e ardhshme mendoj se dhe opozita do të reflektojë dhe do të kthehet në Parlament për të vijuar përballjen.

Shehi: Refuzova Ramën për t'u bërë nënkryetar bashkie, referendumi shpërdorim demokracie për shqiptarët

Postuar në 16 Janar, 2016 12:47

Në një deklaratë për mediat, paraditen e së shtunës, Dashamir Shehi shprehet se “Kushtetuta e Shqipërisë do të deformohet nga reforma në drejtësi dhe mënyra se si ajo do të përshtatet në të”.
Sipas tij, palët politike po e shohin këtë reformë si pazar, jo si ndëhyrje për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Ndërsa, lidhur me propozimet e Komisionit të Venecias, Shehi tha në mënyrë të figurshme se gondola veneciane ka shumë mundësi të mbytet në lumenjtë e rrëmbyer të Shqipërisë”.

Apeli i Shehit: "Strategji dyvjeçare për ringritje të PD­-së. Basha të pranojë mendimin ndryshe jo të bëjë Berishën nr.2"

Postuar në 16 Gusht, 2015 07:45

p>Një strategji dyvjeçare për ringritje të PD­së. Këtë apelon kreu i LZHK­-së, Dashamir Shehi që e mendon si të vetmen mënyrë për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Shehi shprehet se e djathta duhet të ristrukturohet, ndërsa kreut demokrat, Lulzim Basha, i kërkon të pranojë mendimin ndryshe në parti dhe jo të bëjë Berishën numër 2.

Subscribe to RSS - Shehi