Pas derës së Ramës
Politika i është futur punës me kokë për të bërë detyrat e shtëpisë që ka u ka lënë në tavolinë “zyshë” Merkeli me shpresën e një pikëtakimi që mban në lojë të dyja palët, të diskretituara sipas mënyrës së tyre.
Edi Rama tha sot se me kancelaren qartësoi në telefon pikat mbi i në këtë proces, ndërsa zoti Basha se është i gatshem të takohet me kundërshtarin e tij “të pabesë”. Paralelisht PS e PD kanë nisur hartimin e platformave ku mund të bazohet një marrëveshje politike. Të dyja palët e dëshirojnë dhe mezi e presin, mesa duket për ta shitur si një tjetër moment historik. Megjithatë, më të pasigurtë në këtë valle po futen aleatët e Lulzim Bashës që nuk i besojnë një marrëveshje kokë më kokë mes kreut të PD-së dhe kryeministrit. Këtë e ka shprehur për mediat e majta, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.
Shpresoj që të ketë një marrëveshje politike. Nëse ne mendojmë që ky të largohet duhet të largohet me zgjedhje dhe duhet marrëveshje për këtë. Vetëm se marrëveshjet duhen të bëhen nën dritën e diellit. Ne do të shkojmë grup, opozita ka nevojë për të gjithë faktoët që janë në fushë se detyra kryesore është që të largohet kjo qeveri dhe këtu jemi bashkuar të gjitha palët bashkë- eshte shprehur kreu i LZHK-se.
Add new comment