Apeli i Shehit: "Strategji dyvjeçare për ringritje të PD-së. Basha të pranojë mendimin ndryshe jo të bëjë Berishën nr.2"
p>Një strategji dyvjeçare për ringritje të PDsë. Këtë apelon kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi që e mendon si të vetmen mënyrë për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Shehi shprehet se e djathta duhet të ristrukturohet, ndërsa kreut demokrat, Lulzim Basha, i kërkon të pranojë mendimin ndryshe në parti dhe jo të bëjë Berishën numër 2. “Ai për herë të parë duhet të hapë kartat mbi tavolinë, duhet të pranojë mendimet ndryshe, pasi ndryshe do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish, të cilët shpeshherë nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik”. Dashamir Shehi i kujton atij se PD nuk mund të bëhet vetëm me djem që dinë të lidhin kollare, por të djathtës thotë ai i duhen edhe ata që nuk kanë nevojë të mbajnë kollare. “PD duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe besoj se drejt kësaj do të shkohet, pasi vetëm në këtë mënyrë rimëkëmbet e djathta shqiptare. PD ka humbur shumë dhe ringritja bëhet me punë dhe jo vetëm me 30 vjeçarë”, thotë Shehi. Ndërkohë Shehi nuk është nga ata që beson te një koalicion PDPS, siç po flitet kohët e fundit. “Opozita duhet të bëjë opozitarizimin. Gjërat nuk zgjidhen me kulisa koalicionesh, por bëhet duke ngritur problem dhe duke gjetur rrugët e zgjidhjeve. Pastaj, nëse bëhet fjalë për çështje madhore, le të bëjnë koalicion e ç’të duan, por nuk shoh asnjë avantazh. Ne duhet të bëjmë punën tonë si opozitarë”, thotë Shehi.
Add new comment