Politikë
PD, thirrje Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës
Partia Demokratike dha sot një shfaqje të arrogancës së saj me sistemin e drejtësisë, kulturë që ka shoqëruar klasën politike këto 25 vjet. Deputeti Eduard Halimi, i cili udhëheq grupin demokrat të reformës në drejtësi kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koço Kokedhima, i cili sipas opozitës është në 150 shkelje të ligjit themelor, duke përfituar fonde publike me biznesin e tij. "Nën presionin e Edi Ramës, vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv.
Shënim: Ku kanë shkuar paratë e check-up-it?
Më 22 janar, në një deklaratë të PD-së, bërë nga Albana Vokshi, u tha sa më poshtë vijon për programin check-up të Ministrisë së Shëndetsisë: “Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë .Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 220 mijë persona. Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por ka marrë të mirëqëna shifrat e Nushit.
Protesta në Partinë Socialiste dhe versioni i Berishës për rebelimin e Metës
News 24 raportoi sot për një protestë të një grupi socialistësh që kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tyre Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij dhe që prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje. Sipas informacioneve të përcjella përmes këtij televizioni, protestuesit mësohet se kanë qenë nga disa degë të Shqipërisë, ndërsa disa prej tyre janë pjesë e lëvizjes “Çohuni Socialistë” të cilët kishin me vete dhe teserën e partisë. Pas këtij lajmi ka reaguar ish-kryeministri Berisha që hedhur më shumë dritë mbi këtë lëvizje që sipas tij buron nga kryesia e kuvendit.
Ilir Meta zgjohet me kritika për qeverinë
Darka e fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës duket se nuk i ka zgjidhur problemet e mosbesimit mes tyre dhe palët vijojnë lojën politike për të imponuar qëndrimet e veta kryesisht për reformën në drejtësi. Deklaratat e Luan Ramës duket se nuk kanë qenë rastësore, por një linjë presioni e LSI-ë ndaj kryeministrit Rama, i cili është shprehur i vendosur për të mos e tradhëtuar reformën në drejtësi dhe kësisoj edhe të ardhmen e vendit. Por kjo varet edhe nga humori i Ilir Metës, kryesisht pas zgjimeve jo dhe aq të qeta.
Shqipëria mund të demontojë municione kundrejt shpërblimit. Pavarësisht aksidentit teknologjik në Gërdec
Shqipëria mund të ofrohet për demontimin apo asgjësimin e municioneve të tepërta të vendeve të tjera, ndërkohë që ka realizuar me sukses procesin e asgjësimit të stokut të vet. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka deklaruar për “Vizion Plus”, se mundësia në fjalë nuk përjashtohet pasi specialistët shqiptarë mund të pajisen me çertifikata nga strukturat ndërkombëtare.
Rifreskim brenda 3 vjetësh i gjyqësorit shqiptar. Kush mbetet në provim, ikën, ose në Shkollën e Magjistraturës për riaftësim
Provim edhe për gjyqtarët e prokurorët, njësoj si për mjekët dhe mësuesit. Sokol Sadushi, një nga ekspertët që u angazhuan për draftin e ndryshmeve kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi, thotë se për ata që dalin me rezultate negative do të ketë dy ospione: ose largohen nga sistemi, ose rikthehen në Shkollën e Magjistraturës për riaftësim. “Gjyqtarët që mund të shfrytëzojnë hapësirën ligjore për të dalë nga sistemi, mund të rikthehen si prokurorë dhe gjyqtarë, vetëm nëse i nënshtrohen po ashtu procesit të verifikimit dhe rivlerësimit.
PD e sigurtë për ardhjen në pushtet, shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa"
Partia Demokratike shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", për të cilin qeveria ka hapur tenderin. Kjo në perspektivën e ardhjes në pushtet që Partia Demokratike e sheh si një ndodhi të sigurtë. Në këtë frymë Partia Demokratike ka lajmëruar të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani, se nuk do e njohë dhe do ta anullojë menjëherë këtë projekt. "Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij.
Idrizi: Çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, traktati i miqësisë ka vepruar vetëm për palën greke
Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështja çame nuk është çështje pronash, por një çështje politike dhe historike për të cilën shteti shqiptar duhet të angazhojë shtetin dhe Kuvendin. Gjatë një aktiviteti të shoqatës "Çamëria", Idrizi tha se ka një udhërrëfyes mbi të cilin shtetin shqiptar duhet të veprojë e që është rezoluta e miratuar nga parlamenti shqiptar. "Ka qenë një politikë e qartë e shtetit grek për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve të çamërisë, një politikë për të tjetërsuar identitetin .
Ekspertë të BE-së kërkojnë praktikën hetimore për Ardian Fullanin
Bashkimi Europian ka kërkuar një kopje të praktikës së prokurorisë në hetimin e çështjes së Ardian Fullanit. Lajmi raportohet nga “Report Tv”, që flet për një grup ekspertësh që ka depozituar kërkesën në fjalë. “Burime nga Prokuroria kanë thënë për “Report Tv” se, “tashmë një kopje voluminoze e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe shpërdorimit të detyrës në ngarkim të ish-guvernatorit është bërë gati dhe javën e ardhshme do t'i dorëzohet ekspertëve të BE-së”.
Parkimi nëntokësor te Parku “Rinia”, Lubonja bën thirrje për protesta popullore
Disa qytetarë kanë protestuar sot para Parkut “Rinia” në kryeqytet kundër ndërtimit të parkimit nëntokësor që është miratuar nga Bashkia. Një thirrje online “Mbro qytetin” ka sjellë reagimin e tyre, mes të cilëve, edhe publicisti Fatos Lubonja, që e ka cilësuar qeverisjen socialiste dhe të LSI-së, si Rivrasje. “Kjo arrogancë dhe paturpësi e papara e klasës politike kanë mpirë njerëzit i ka futur në koma. Dikush reziston ende, por është dramatike.Vetë fakti që kanë marrë një vendim aq të rëndësishëm pa u konsultuar më 30 dhjetor tregon se ata e dinë vetë çfarë kanë bërë.