Rifreskim brenda 3 vjetësh i gjyqësorit shqiptar. Kush mbetet në provim, ikën, ose në Shkollën e Magjistraturës për riaftësim

Postuar në 24 Janar, 2016 14:43

Provim edhe për gjyqtarët e prokurorët, njësoj si për mjekët dhe mësuesit. Sokol Sadushi, një nga ekspertët që u angazhuan për draftin e ndryshmeve kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi, thotë se për ata që dalin me rezultate negative do të ketë dy ospione: ose largohen nga sistemi, ose rikthehen në Shkollën e Magjistraturës për riaftësim. “Gjyqtarët që mund të shfrytëzojnë hapësirën ligjore për të dalë nga sistemi, mund të rikthehen si prokurorë dhe gjyqtarë, vetëm nëse i nënshtrohen po ashtu procesit të verifikimit dhe rivlerësimit. Komisioni i Venecias të dërgojë një tjetër opinion paraprak në muajin shkurt, përpara atij përfundimtar në mars. Pritshmëria e këtij raporti është të evidentojë dhe të propozojë zgjidhje për të gjitha rastet kur Kushtetuta mund të lërë vend për kundërshtime apo dykuptimësi. Reforma do të përllogarisë ndryshim të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke shtuar dhe rritjen e pagës së tyre. Koha që do t’i duhet Shqipërisë për të rifreskuar kastën e gjyqësorit, është të paktën 3 vjet”, është shprehur Sadushi në një intervistë për “shqiptarja.com”.

http://shqiptarja.com/home/1/vler-simi-sadushi-p-rjashtim--gjyqtar-ve-os...

Comments

Submitted by Kushtetuesi (not verified) on

Si shume e ke cuar ne tre vjet o zoti Sokol. Nderrimi duhej bere menjihere. Te merreshin ne provim brenda nje muaji. Apo eshte zor i madh per te hartuar pyetjet ? Mbi 95% te jeni te sigurt qe ngelin ne provim. Po per pasurite e gjyqtareve, duhet ndonje formule astofizike per t'i verifikuar e per t'i hequr brenda 24 oreve, atA qe nuk i justifikojne pasurote. Mos te harrojme qe ne vitin 1992, te gjithe Shqiptaret, ishin zero me pasuri. Qe ketu te filloje verifikimi e pastrimi, e jo kur t'ju thote Saliu, Meta, Luli e Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.