Idrizi: Çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, traktati i miqësisë ka vepruar vetëm për palën greke
Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështja çame nuk është çështje pronash, por një çështje politike dhe historike për të cilën shteti shqiptar duhet të angazhojë shtetin dhe Kuvendin. Gjatë një aktiviteti të shoqatës "Çamëria", Idrizi tha se ka një udhërrëfyes mbi të cilin shtetin shqiptar duhet të veprojë e që është rezoluta e miratuar nga parlamenti shqiptar. "Ka qenë një politikë e qartë e shtetit grek për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve të çamërisë, një politikë për të tjetërsuar identitetin . Dhe zgjidhet në rrugë diplomatike duke angazhuar shtetin shqiptar dhe kuvendin"- deklaroi kreu i PDIU-së. Idrizi iu referua Traktatit të Miqësisë me Greqinë që daton që nga viti 1996 ku është dakordësuar të diskutohen çështjet e pronësisë, por që sipas tij ky traktat ka vepruar vetëm për palën greke, duke hapur shkolla grek dhe ngritur varreza për ushtarët grekë. Idrizi, që mban edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, deklaroi se çamët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve siç pretendohet, por në aleancë me pushtuesit, sipas tij, kanë qenë familje të njohura të politikës greke, si Karamanlis, Micotakis apo Smitis.`
Add new comment