Rishfaqet Bojaxhi me një thirrje për veprim
Gjergj Bojaxhi është rishfaqur sërish me një thirrje për veprim politik. Kësaj radhe për të fituar sicc thotë ai. “Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tone dita-ditës. Gjendemi përballë një situate asfiksuese që kërkon të mbysë vullnetin tonë për të vepruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Çfarë duhet bërë në këto kushte? Para gjashtë muajsh, 16 mijë qytetare te Tiranës votuan për t’i thënë “Ndal!” këtij rrënimi. Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë. Kërkohet një besim dhe kurajë që nuk shteron, për t’i dhënë fund plogështisë dhe fatalizmit tonë. Shqipëria ka një histori të gjatë përpara dhe nuk mund të mbahet peng prej atyre që çerek shekulli me radhë, nëpërmjet premtimeve të rreme, e kanë zhvatur e rrënuar. Ka ardhur dita të kuptojmë se Shqipërinë nuk e rrënon vetëm veprimi i maskarenjve, por edhe mosveprimi i shumicës së ndershme”, shkruan Bojaxhi.
Add new comment